22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Matematika 4”

Realizimi: Të lexuarit e drejtuar.

Nxënësit lihen të lexojnë dhe të vëzhgojnë tabelën e të dhënave, më pas nxënësit pyeten.

- Cila është tema e studimit?

- Cilat janë mënyrat e ardhjes në shkollë të nxënësve?

- Çfarë mund të nxjerrim nga kjo tabelë?

- Cila është mënyra më e rrallë e ardhjes në shkollë? Po më e dendur?

Vazhdohet leximi i pjesës së dytë nga nxënësit dhe më pas mësuesi vazhdon pyetjet:

- A ndryshon mënyra e paraqitjes së të dhënave nga mësuesja?

- A është e vështirë të përcaktojmë numrin e nxënësve të ardhur me makinë, me prindërit etj.?

- Çfarë duhet të shikojmë për të përcaktuar se cila është mënyra më e dendur e ardhjes

në shkollë?

- Si quhet mënyra e paraqitjes së të dhënave nga mësuesja?

- Ç’është moda e të dhënave dhe sa është ajo te ky studim?

Reflektimi: Puno dyshe-diskuto në klasë.

Nxënësit punojnë në dyshe me ushtrimin 1, faqe 149 dhe më pas diskutohen në klasë

përgjigjet, duke i korrigjuar ato.

Më pas, mësuesi ngre një skuadër prej 4 vetash dhe bën studimin në klasë: “gjatësia e

nxënësve të klasës”.

Secili anëtar i skuadrës merr detyrat dhe vazhdon studimin.

Nxënësi i parë me një fl etë dhe një laps merr bankë më bankë gjatësinë e tyre.

Nxënësi i dytë i përpunon këto të dhëna në tabelë.

Nxënësi i tretë i përpunon në histogram.

Nxënësi i katërt përcakton modën, mesataren aritmetike.

Vlerësimi: Në fund, mësuesi i vlerëson këta nxënës për punën e tyre.

Detyrë shtëpie: fl etë pune, faqe 81-82.

Mësimi 3

Tema: Interpretimi i të dhënave

Objektivat:

1) Të njehsojë probabilitetin e një ngjarjeje.

2) Të paraqesë të dhënat e saj në tabelë, histogram.

3) Të përcaktojë modën e ngjarjeve.

Konceptet: probabilitet, histogram, moda.

Mjetet: libër, fl etë pune.

Struktura:

Evokim Realizim Reflektim

Stuhi mendimesh Përvijim i të menduarit Puno dyshe - Diskuto në

klasë - Punë në grup

Evokim: Stuhi mendimesh

Mësuesja merr në dorë një monedhë 20 lekëshe dhe pyet nxënësit:

- Cila është mundësia që të bjerë “stema” në hedhje?

Merr një zar në dorë dhe përpara se ta hedhë pyet nxënësit:

- Cila është mundësia që të bjerë numri 2?

- Po mundësia e numrave çift?

Një nënë është shtatzënë.

- Cila është mundësia të lindë djalë?

- Cila është moda? Si njehsohet mesatarja aritmetike?

314

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!