22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Nëpërmjet teksteve të zgjedhura nxënësi merr njohuri për:

- Strukturën e tekstit

(hyrja, zhvillimi, mbyllja)

- Elementet përbërës

(Koha, vendi, personazhet, elementet reale apo fantastike)

- Tema dhe ideja (mesazhi)

- Pikat e planit etj.

Është bërë kujdes që njohuritë e reja të rimerren gjatë gjithë lëndës në situata të ndryshme, me qëllim përforcimin e tyre.

Linja Të dëgjuarit

Kjo linjë nuk ka orë të veçanta, po është ndërfutur te orët e Leximit. Gjatë gjithë orës së gjuhës e leximit nxënësi

ushtrohet në të dëgjuar, por për të përforcuar objektivat e saj, në tekst ka disa rubrika që fillojnë me fjalët Lexon

mësuesja (në mungesë të mjeteve elektronike). Kjo është bërë me qëllim që të drejtohet vëmendja e duhur e nxënësit

ndaj të dëgjuarit të vëmendshëm. Duhet patur kujdes, se në këtë rast synimi është që nxënësi të bëhet i vëmendshëm

ndaj hollësive në tekst dhe kjo të mos ngatërrohet me të kuptuarin e pjesës. Prandaj, pas çdo dëgjimi, kërkohet që

nxënësi t’u përgjigjet atyre pyetjeve që janë në tekst. Përveç pjesës së zgjedhur në tekst, vetë mësuesja mund të zgjedhë

një pjesë të re, të panjohur për nxënësit dhe të zhvillojë me ta ushtrime të të dëgjuarit; ku ka mundësi dhe nëpërmjet

magnetofonit. Po gjithnjë duke e shoqëruar këtë dëgjim me ushtrimet përkatëse, që nxënësi të mund t’i plotësojë.

Pasi nxënësi është njohur me llojet e ndryshme të teksteve (nga ana e përmbajtjes dhe ana grafike), kërkohet që

nëpërmjet intonacionit të mësueses (F. 109 e tekstit), ai t’i dallojë ata edhe nga intonacioni, nëpërmjet të dëgjuarit.

Është mirë që mësuesi të sjellë në klasë materiale me tekste të ndryshme për t’i ushtruar nxënësit në të dëgjuar.

Linja Të folurit 26 orë

Nxënësi vihet të flasë në situata të caktuara që lidhen me tema aktuale, historike apo me tema që i zhvillojnë atij

fantazinë e imagjinatën. Këto tema realizohen në tekst nëpërmjet fotove dhe ilustrimeve, pyetjeve dhe përgjigjeve,

bisedave dhe diskutimeve në klasë.

Gjithashtu, në këtë linjë nxënësit i shtohet një element i ri, që ai të jetë i aftë të flasë e të diskutojë për llojet e ndryshme të

teksteve, strukturën e një teksti, figurat letrare etj. Pra, kërkohet nga ai një e folur që ngrihet mbi atë të gjuhës së përditshme.

Linja Të shkruarit 26 orë

Në këtë linjë përforcohen njohuritë e marra në vitet e kaluara, që lidhen me shkrimin e letrës, ditarit, përshkrimin

e personit apo peizazhit etj. Nga ana tjetër, shtohen elemente të reja (p.sh., te peizazhi tingujt e ngjyrat; te personi

cilësitë fizike dhe të karakterit etj), autobiografia, biografia etj., që e aftësojnë nxënësin për një shkrim me një shkallë

më të lartë vështirësie, me një pasuri më të madhe fjalori dhe me një strukturë më të ngritur sintaksore.

Shoqërimi me Fletoren e punës do ta përforcojë tekstin dhe do ta ndihmojë nxënësin për një punë më të kualifikuar

e të pavarur.

Organizimi i njësisë mësimore

Në tekst njësia mësimore është parashikuar të zhvillohet në 3-4 orë mësimore. Për këtë ndihmon raporti 2 me 1 që

kanë orët e Leximit (52) me të Shkruarin (26) dhe të Lexuarin (26).

Pikënisja e njësisë mësimore është pjesa e leximit (nëse është e gjatë mund të zhvillohet në 2 orë). 1 orë zhvillohet

Të folurit ose Të shkruarit dhe 1 orë (ose 2 orë) Njohuritë gjuhësore. Në këtë mënyrë realizohet integrimi i të gjitha

objektivave të programit në lëndën e Gjuhës shqipe 4 për të realizuar synimin e përgjithshëm, që nxënësi të mos i

marrë njohuritë të shkëputura, të fragmentarizuara, por ta ndiejë dhe ta shohë gjuhën amtare në të gjitha funksionet

e saj stilistike, gramatikore, si dhe të funksionimit të saj si gjuhë e përditshme.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!