22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësimi 4.1

Kapitulli

Tema: Përshtatja për të jetuar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë me dy shembuj fjalët përshtatje dhe mbijetesë.

2. Të përshkruajë mënyrën e përshtatjes së kafshëve në shkretëtirë.

3. Të përcaktojë tri ndryshime fi zike te disa gjitarë dhe shpendë gjatë stinës së dimrit.

Fjalë kyç: përshtatje, mbijetesë, ndryshim, kafshë me gjak të nxehtë.

IV

GJALLESAT DHE PROCESET E JETËS

Mjetet: teksti i nxënësit, foto të kafshëve të shkretëtirës, të vendeve të ftohta, të dhëna për

përshtatjen e kafshëve në shkretëtirë dhe të kafshëve në dimër.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

parashikim nga termat

përmbledhja pohim-mbështetje

pyetje-përgjigje, pesëvargësh

Veprimtaritë e nxënësve

nxitja e diskutimit

ndërtimi i njohurive studimore

nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Çfarë bëjnë njerëzit në dimër për t’u mbrojtur nga të ftohtët?

Po kafshët, çfarë bëjnë në dimër?

Ju duhet të shkruani një tekst ku të parashikoni se si përshtaten disa kafshë në dimër duke

u ndihmuar edhe nga fjalët:

gjitarë shpendë gëzof shtresa dhjami pupla

Gjatë shkrimit të tekstit nuk ka rëndësi renditja dhe shkrimi bukur i fjalive, por dhënia e

ideve të qarta.

Lexohen disa nga punët e nxënësve. Në fund të orës përcaktohen idetë e sakta.

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri. Lexohet problemi dhe bëhet një rikujtim i njohurive nga klasa e tretë për grupet

e kafshëve.

U shpjegohet fjala përshtatje duke sjellë shembuj nga jeta.

Nxënësit punojnë me teknikën “Përmbledhja pohim- mbështetje”. Mësuesi shkruan dy

pohime në tabelë, nxënësit do t’i mbështetin duke sjellë shembuj, argumentime etj. Për këtë

do të përdorin materialin e tekstit, si dhe enciklopeditë, libra të tjerë, televizionin.

Pohimi

Disa kafshë mbijetojnë në shkretëtirë, edhe pse mungon uji dhe temperaturat janë të larta.

Mbështetja

Deveja ha dhe pi shumë, dhe i ruan ato në gungën që ka në kurriz.

Vetullat e devesë janë të trasha për të mbrojtur sytë nga rëra e shkretëtirës.

Kafshët e tjera e marrin ujin nga bimët që hanë.

Disa kafshë, për t’u mbrojtur nga temperatura rrinë në nëntokë etj.

Pohimi

Disa kafshë dhe shpendë jetojnë në vendin e tyre edhe në dimrin e vështirë.

Mbështetja

Në dimër gëzofi i gjitarëve bëhet më i dendur, ndërsa shpendëve u shtohen puplat.

Poshtë lëkurës ata kanë shtresa dhjami, që i mbrojnë nga të ftohtët.

Shpendët i shpupurisin puplat që të mbajnë sa më shumë ajër brenda tyre për t’i mbajtur ngrohtë etj.

413

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!