22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe njihen nxënësit me problemin e orës së mësimit. Për orën e sotme, duhet

të kenë sjellë materiale shtesë për ujin, nxjerrjen e tij, pastrimin, përdorimin, rezervat ujore të

Shqipërisë etj.

Njohuritë e reja të mësimit do të merren me grupe ekspertësh. Klasa ndahet në grupe, me

nga katër nxënës, secili prej tyre numëron nga 1-4.

Numrat 1: Të tregojnë me shembuj përdorimin e ujit të pijshëm, ku përdoret më shumë,

arsyet si përdoret në familje etj.

Numrat 2: Të tregojnë burimet nga të cilat nxirret uji, si nxirret, pastrimi, rrugën që bën deri

në shtëpi.

Numrat 3: Të vlerësojnë rëndësinë e ujit të pijshëm, duke argumentuar disa raste dhe të

tregojnë disa shkaqe të mungesës së ujit në shtëpi.

Numrat 4: Të tregojnë disa mënyra të kursimit të ujit në familje, të shkruajnë pesë këshilla

për kursimin e tij.

Pasi marrin kërkesat, numrat 1 grupohen bashkë, numrat 2 grupohen bashkë, e kështu

me radhë. Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së tyre, ata do të përdorin materialin e shkruar, fotot

e tekstit, si dhe materialet shtesë që kanë sjellë vetë. Pasi i mbarojnë këto në grup, ata janë

të përgatitur për pjesën e tyre, dhe kthehen te grupi i parë për t`ua mësuar shokëve.

Më pas, diskutohet secila pikë me të gjithë klasën. Mësuesja shton ose saktëson njohuritë

e nxënësve. Nxënësit duhet të dinë se sasia më e madhe e ujit të pijshëm, në botë, nxirret

nga lumenjtë dhe liqenet, ndërsa në Shqipëri nga ujërat nëntokësorë. Shqipëria hyn te vendet

me rezerva të mëdha ujore.

Reflektimi:

Lexohet rubrika “Unë zbulova se”.

Përdoret teknika “Ruaje fjalën e fundit për mua”, për të komentuar pjesë të ndryshme të

tekstit. Një nxënës brenda grupit zgjedh një pjesë, që e ka tërhequr më shumë, dhe u kërkon

shokëve të bëjnë komentin rreth saj. Pasi dëgjon mendimet e tyre, në fund bën edhe ai

komentin e tij.

Nxënësit vlerësohen me notë.

Detyrë shtëpie: Paraqit me vizatim disa mënyra të kursimit të ujit.

Material shtesë për mësuesin (të dhëna, fakte etj)

Çdo person përdor afërsisht 160 l ujë në ditë.

Një rubinet, i cili pikon pikë-pikë, harxhon afërsisht 280 l në javë.

Në familjet tona harxhohet afërsisht 3500 l ujë në javë. Nga këto, 25 l ujë duam sa herë që lahemi në

dush, 60 l ujë për një larje të rrobave me makinë larëse, 5 l ujë për të larë pjatat, 10 l ujë, sa herë shtypim

butonin e shkarkimit të tualetit.

Një miliardë njerëz kanë vetëm 15 minuta ujë në ditë.

Një familje mesatare afrikane harxhon 23 l ujë në ditë, ndërsa një familje amerikane 160 l të tilla.

Rreth 2,4 miliard njerëz jetojnë pa ujë të pastër.

Parashikimet tregojnë se 2/3 e popullsisë së botës do të vuajnë për ujë pas vitit 2025.

Toka është e mbuluar me ujë në rreth 70 % të sipërfaqes së saj, por nga këto 97%, janë me ujë të kripur,

2% është i ngrirë në formë bore dhe akulli, vetëm 1% mbetet të përdoret nga njeriu për nevojat e tij.

366

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!