22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 1.1

Kapitulli

M J E D I S I N A T Y R O R

Tema: Vendi im në planetin Tokë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë shtrirjen e Shqipërisë në planetin Tokë.

2. Të dallojë elementet përbërëse të planetit Tokë duke u nisur nga pamja e jashtme.

3. Të përshkruajë vendbanimin e tij.

I

Fjalë kyç: planet, gadishull, oqean, kontinent, shtet, vendbanim.

Mjetet: teksti i nxënësit, globi, harta e botës, harta e Shqipërisë. Këshillohet që globi dhe

harta të jenë përherë në klasë.

Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve

Evokimi bisedë, lojë zhvillim fjalori

Realizimi i kuptimit vëzhgo- diskuto, harta e mendjes paraqitje grafi ke

Reflektimi shkrim i lirë nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Bisedë me nxënësit, të cilët sapo janë kthyer nga pushimet.

1. Cili prej jush i ka kaluar pushimet në një qytet tjetër?

2. A është larg prej qytetit tonë?

3. Çfarë kishte të veçantë ai?

4. A ka qenë ndonjëri prej jush jashtë shtetit?

5. Ju udhëtuat me avion? Etj.

Zhvillohet pesë minuta një lojë. Një nxënës do të thotë alfabetin pa zë dhe ndalon kur i

thotë nxënësi tjetër. Me shkronjën në të cilën ndaloi, të gjithë do shkruajnë nga një emër qyteti

dhe shteti. Kush i shkruan i pari thotë stop, të tjerët duhet të ndalojnë. Lexojnë ata nxënës që

i kanë shkruar të dy: qytetin dhe shtetin. Kjo përsëritet disa herë. Loja mund të zhvillohet dhe

në grup.

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri. Nxënësit njihen me një nga objektivat e orës duke lexuar rubrikën hyrëse

“Problemi”.

Vëzhgohen fi gurat dhe komentohen. U tregohet nxënësve globi. Lihen të lirë të bëjnë

komentet sipas dëshirës. Shkruhen në tabelë mendimet e tyre.

Mësuesi shton dhe saktëson njohuritë e nxënësve. Pjesa më e madhe e planetit është ujë,

rreth ¾ e tij. Sipërfaqet e mëdha të tokës quhen kontinente, ndërsa sipërfaqet e mëdha me ujë

janë oqeanet. Plotësohet harta e mendjes.

328

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!