22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësimi 1.27

Tema: Ndotja e ujit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të identifi kojë disa nga ndotësit kryesorë të ujit të pijshëm.

2. Të përshkruajë disa nga mënyrat e ndotjes së ujit.

3. Të parashikojë dëmet, që vijnë nga përdorimi i ujit të ndotur.

4. Të tregojë disa mënyra të parandalimit të ndotjes.

Fjalë kyç: Ujë i ndotur, ujëra të zeza, kanalizime, mbeturina industriale, pastrues specialë

(fi ltra), epidemi, cisterna naftëmbajtëse, stacione pastrimi, kanalizime.

Mjetet: teksti i nxënësit, fl etë formati A4, materiale nga interneti apo burime të tjera për

ndotjen e ujit, fakte nga gazetat, revistat etj.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

imagjinatë e drejtuar

organizues grafi k

përmbledhja pohim-mbështetje

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje diskutimi

të lexuarit ndërveprues

paraqitje grafi ke e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Mësuesi u lexon nxënësve përrallën “Princesha dhe bretkosa” (në versionin modern), marrë

nga botimi “Mjedisi në qytetin tim”.

Na ishte njëherë një princeshë e bukur, e cila jetonte në një pallat të madh. Në oborrin

e pallatit ndodhej një liqen i vogël. Princeshës i pëlqente shumë të shëtiste buzë liqenit. Aty

kishte shumë bretkosa, të cilat luanin pa pasur frikë nga prania e vajzës. Një ditë, ajo vuri re

se diçka kishte ndryshuar. Liqeni ishte mbushur me mbeturina. Disa peshq kishin ngordhur.

Princesha nuk e dinte, por plehrat kimike, që kopshtari i kishte përdorur për lulet e kopshtit,

kishin përfunduar në liqen. Bretkosat kishin ndryshuar ngjyrën e trupit. Princesha u përkul mbi

sipërfaqen e liqenit për të parë pasqyrimin e saj në ujë, kur njëra prej bretkosave rozë i kërceu

mbi prehër. Ajo filloi të këndojë me zërin e saj të çjerrë. Princesha e kënaqur mori bretkosën

në dorë dhe i dha një të puthur.

Por, …nuk ndodhi asnjë çudi si në fabulën e vërtetë….

Pas tri javësh, të gjitha bretkosat e liqenit kishin ngordhur nga një sëmundje e panjohur,

ndërsa princesha ishte shtruar në spital, ku po kurohej për një plasje të keqe të buzëve.

Pas leximit të përrallës, nxiten nxënësit për diskutim.

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri. Lihen nxënësit të vëzhgojnë fi gurat për disa minuta dhe të japin mendime rreth

tyre.

Ndotja e ujit të pijshëm është një nga problemet më shqetësuese sot për njerëzit, sepse ai

ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë. Kjo lidhet dhe me faktin që nga i njëjti ujësjellës, nëse

do të ishte i ndotur, do të pinin ujë mijëra njerëz, gjë e cila mund të sjellë epidemi të mëdha.

Mësuesi udhëzon nxënësit që të lexojnë tekstin me vëmendje dhe të plotësojnë tabelën

në grup. Ai u shpjegon qartë katër kërkesat e tabelës dhe ndihmon grupet, kur e sheh të

nevojshme.

367

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!