22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

2. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqe 149. U kërkohet nxënësve të shikojnë fotot e tekstit. Duke përshkruar pranverën, të

plotësojnë edhe thesin e fjalëve:

Ngjyrat e pranverës: e kuqe, e verdhë, e gjelbër, e bardhë, rozë, manushaqe.

Aromat e pranverës: e ëmbël, delikate, dehëse, e këndshme, e fortë, tërheqëse, e lehtë.

Tingujt e pranverës: ciu-ciu, quk-quk, kuak-kuak, zërat e gëzuar të njerëzve, buçima e

traktorëve, zhurma e ujit që gurgullon.

Ndjesitë e tua: hare, gjallëri, kënaqësi, çiltërsi.

3. Reflektimi: Shkrim i lirë.

- Duke u mbështetur dhe të thesi i fjalëve që plotësuat, përshkruani stinën e pranverës.

Natyra fillon e lulëzon. Pranvera vjen me lule shumëngjyrëshe, zogjtë që

cicërojnë, bari që lulëzon. Në pranverë dielli të ngroh me rrezet e tij. Njerëzit janë

më të gëzuar. Kafshët zgjohen nga gjumi i thellë i dimrit. Kjo stinë magjiplotë

hedh vellon e saj shumëngjyrëshe kudo në natyrë...

Lexohet përshkrimet e nxënësve duke bërë edhe vlerësimet përkatëse.

Detyrë shtëpie: Shkruani mbresat e tua për pranverën. Vizato një lule ku të shkruash këto fjali.

Rubrika:

Tema:

Njohuri gjuhësore

Kundrinori. Kundrinori i drejtë

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë kundrinorin e drejtë në fjalitë e dhëna.

• Të përdorë saktë pyetjet për gjetjen e kundrinorit të drejtë (Kë? Cilin? Cilën? Cilat?)

• Të zbulojë se kundrinori i drejtë është i domosdoshëm në fjali.

Mjetet:

Teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fletore klase, stilolaps.

Fjalë kyç:

Kundrinor i drejtë, Kë?, Cilin?, Cilët?, Çfarë?.

Aftësitë:

Të vrojtuarit, të kuptuarit, të dalluarit, të shkruarit.

Metoda dhe teknika: Mendo – krijo dyshe – diskuto, punë e drejtuar, punë e pavarur

– zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Mendo – krijo dyshe – diskuto.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë:

Fëmijët respektojnë prindërit, mësuesen dhe shokët e tyre.

U drejtohet nxënësve pyetja:

- Cilat janë pjesët plotësuese të fjalisë?

Nxënësit mendojnë për pak çaste.

Krahasojnë përgjigjet me partnerët.

Zgjedhin idetë që do t’i thonë para klase.

- prindërit (Kë?)

- Grupet plotësuese: - mësuesen (Kë?)

- shokët e tyre (Kë?)

132

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!