22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hapi III. Punohet ushtrimi 2 në fl etore, ku nxënësit i klasifi kojnë në një tabelë emrat në të përgjithshëm dhe

të përveçëm.

3. Reflektimi: Hapi I. Punohet ushtrimi 3 në libër, ku nxënësit duhet të shtojnë nga një emër të përveçëm

përbri emrave të përgjithshëm.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, f. 10.

Rubrika: Të lexojmë

Tema: Gramatika është një këngë e bukur (ora I)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Objektivat : Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë një tregim me nota humori duke ilustruar me leximin e tekstit.

• Të analizojë personazhet e tregimit.

• Të shprehë ndjenjat e tij për mësuesin/en.

• Të dallojë kuptimin e drejtpërdrejtë dhe të fi gurshëm të fjalëve.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë me kuptim të fi gurshëm.

Metoda dhe teknika:

Materiale:

Fjalë kyç:

lexim i drejtuar, shkrim i lirë, përmbledhje e strukturuar.

teksti, tabak letre, grafi k (lule margarita).

gramatikë, inspektor, mësuese, me zë të prerë,

e merr me nge.

cilësitë e

mësueses

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Shkrim i lirë.

- Listo në një fletë të bardhë disa nga cilësitë që ti mendon se e bëjnë një mësues/e të përkryer ose më të

mirin/ën. Mund të përdorim grafi kun e lules.

Mësuesi/ja e përkryer ka këto cilësi: e dashur, e qeshur, e aftë, e qetë etj.

Mësuesja është për mua: ndihmësja ime, këshilluesja ime, mikja ime, një prind i dytë etj.

Hapi II. Mësuesja plotëson te petalet e lules, vizatuar në një tabak të madh letre ose në tabelë, disa nga cilësitë

e mësueses që thonë nxënësit.

2. Realizim i kuptimit: Përmbledhje e strukturuar.

Hapi I. Mësuesja bën një parapërgatitje të nxënësve për tekstin që do të marrin.

-Sot ne do të lexojmë një tregim shumë të këndshëm. Me këtë tregim ne tashmë hyjmë në një rubrikë

Thumbojmë dhe qeshim. Në këto pjesë goditen të metat e njerëzve, po jo në mënyrë të drejtpërdrejtë,

por nëpërmjet humorit, të qeshurës. Ne qeshim, por qëllimi nuk është vetëm ky. Qëllimi i vërtetë është

të vihen në dukje të metat dhe të përmirësohen njerëzit që i kanë ato. Ky është edhe mesazhi i pjesës

me titull “Gramatika është një këngë e bukur”.

Hapi II. Punohet me metodën e veprimtarisë së leximit të drejtuar.

Mësuesja udhëzon nxënësit të jenë të vëmendshëm ndaj fjalëve të nënvizuara në tekst.

Ndalesa e parë. Çdo të martë dhe të enjte..., deri te ... pak thinja.

- Ku zhvillohet ngjarja?

- Cila është mësuesja?

- Si përshkruhet ajo?

- Si mendoni, kush mund të jetë gruaja me thinja?

- Përse mund të ketë ardhur ajo?

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!