22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mund të lexohen materiale shtesë për disa lloj erërash ose kuriozitete.

Eksperimenti me qiri të ndezur kryhet me grupe. Çdo nxënës duhet ta vëzhgojë me kujdes

dhe të nxjerrë përfundimin vet, ndërsa shpjegimi kryhet me ndihmën e mësuesit.

Eksperimenti

Vendosim qiririn e ndezur në

pjesën e poshtme të derës dhe

e hapim atë.

Vendosim qiririn e ndezur në

pjesën e sipërme të derës dhe

e hapim atë.

Rezultati

Flaka e qiririt anohet nga brenda.

Flaka e qiririt anohet nga jashtë.

Shpjegimi

Ajri i ftohtë jashtë dhomës është

i rëndë dhe ulet poshtë. Ai ka

shtypje më të madhe dhe hyn në

dhomë.

Ajri i ngrohtë dhe i lehtë i dhomës

ngrihet lart dhe del jashtë, shtypja

është e ulët.

Reflektimi:

Plotësohet kolona e tretë e tabelës: Di, Dua të di, Mësova, me njohuritë e mësuara në këtë orë.

Mësuesi kontrollon punët e nxënësve.

Nxënësit vlerësohen me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet ushtrimi 4 në libër dhe Fletorja e punës.

Mësimi 1.22

Tema: Reshjet

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë me fjalë të thjeshta procesin e formimit të reshjeve.

2. Të përcaktojë karakteristikat e tri llojeve të reshjeve.

3. Të bëjë lidhjen midis reshjeve dhe stinëve apo vendeve të ndryshme.

4. Të argumentojë rëndësinë dhe pasojat negative të tri llojeve të reshjeve.

Fjalë kyç: reshje, shi, borë, breshër, vetëtima, bubullima, përmbytje, avuj uji, re, ortek.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletorja, fotografi në ditë me borë, kuriozitete për reshjet.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

shkrim i lirë

tabela e koncepteve

pyetje- përgjigje

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

paraqitje grafi ke e informacionit

përsosja e të shprehurit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Nxënësit do të bëjnë një shkrim të shpejtë, duke shkruar pa e shkëputur dorën nga fleta dhe pa

i kushtuar rëndësi renditjes së fjalive. E rëndësishme është që të shkruhen sa më shumë ide.

Grupi i parë: Një ditë me shi.

Grupi i dytë: Një ditë me diell.

Nxënësit lihen të shkruajnë për pesë minuta. Pastaj, lexohen nga 2-3 shkrime për çdo grup.

Pse ndiheni të kënaqur kur dëgjoni fjalën borë?

A bie shpesh ajo në vendbanimin tuaj?

Pse ndodh kjo?

360

Realizimi i kuptimit:

Hapen librat dhe njihen nxënësit me objektivat e orës së mësimit.

U caktohet detyrë të gjejnë dhe lexojnë në tekst procesin e formimit të reshjeve. Më pas

diskutohet me të gjithë klasën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!