22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 3.20

Tema: Ngjyrat e dritës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të provojë zbërthimin e dritës së bardhë me anë të një prizmi.

2. Të shkruajë të renditura ngjyrat e spektrit të dritës së bardhë.

3. Të shpjegojë arsyen pse trupat duken me ngjyra të ndryshme.

4. Të hetojë përzierjen e ngjyrave duke u nisur nga tri ngjyrat bazë.

Fjalë kyç: spektër, shpërbërje, prizëm, ylber, përthithje, pasqyrim.

Mjetet: teksti i nxënësit, prizëm, fl etë letre, penela me ngjyra të ndryshme, elektrik dore,

letra me ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe blu.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

shkrim i lirë

eksperiment, pyet sërish

punë e pavarur

Veprimtaritë e nxënësve

nxitja e diskutimit

të nxënit bashkëpunues

paraqitje me vizatim

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Udhëzohen nxënësit që të shkruajnë një tekst imagjinar me titull “Bota pa ngjyra”. Lihen

rreth 5-7 minuta dhe lexohen disa prej shkrimeve të tyre. Kjo do të shërbejë si nxitje diskutimi,

për të gjetur arsyet se pse trupat i shohim me ngjyra të ndryshme.

Lexohet problemi në libër.

Realizimi i kuptimit:

Nëpërmjet kujt i shohim objektet në natyrë? (dritës dhe syrit)

Kur drita e diellit ose e llambave duket e bardhë, pse trupat i shohim me ngjyra të

ndryshme?

Kryhet eksperimenti me prizmin për zbërthimin e ngjyrës së bardhë. Nxënësit vëzhgojnë rezultatin.

Mësuesi sqaron se kjo quhet shpërbërje e dritës. Pra, drita e bardhë përbëhet nga ngjyra të ndryshme,

që quhen spektër i dritës. Këtë e ka zbuluar shkencëtari Isak Njuton, në vitin 1666.

A jeni në gjendje të shpjegoni pyetjen që bëmë në fi llim?

Lihen nxënësit të shprehin ç`mendojnë, por për të saktësuar njohuritë, duhet të lexojnë

pjesën e dytë të tekstit. Në çdo dyshe nxënësish, njëri lexon një pjesë të shkurtër me zë, që

ta dëgjojë shoku. Kur mbaron së lexuari pjesën, nxënësi që dëgjoi i bën pyetje shokut, i cili

duhet t’i japë përgjigje. Nëse ai nuk është dakord me përgjigjen, e diskutojnë së bashku. Për

vazhdimin e pjesës, nxënësit ndërrojnë rolet.

Për të kontrolluar përvetësimin e njohurive, mësuesi bën pyetjet:

Pse bluza jote duket e verdhë?

Çfarë ngjyrash thith fustani yt i gjelbër? (Të gjitha, përveç të gjelbrës.)

Pse në verë vishemi me rroba me ngjyra të çelëta?

Po fustani i zi, cilat ngjyra thith?

A ju kujtohet paneli diellor? Mund të shpjegoni tani përse bëhet me ngjyrë të zezë?

Pse shfaqet ylberi?

410

Reflektimi:

Nxënësit kryejnë eksperimentin 2 për të provuar të kundërtën. Nga bashkimi i shtatë ngjyrave

a formohet e bardha?

Punojnë në mënyrë të pavarur si te fi gura e tekstit. Në fund ata shohin rezultatin.

Komunikojnë me njëri-tjetrin për të diskutuar rezultatin. Nxënësit duhet të përdorin karton

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!