22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të trashë, në mënyrë që të arrihet rrotullimi me shumë shpejtësi.

Nxënësit vlerësohen me notë.

Orën e dytë, nxënësit merren me përzierjen e ngjyrave për të krijuar ngjyra të tjera. Do të

punohet në dy mënyra.

1. Përzierja e ngjyrave të dritës.

Do të realizohet me elektrik dore, të mbështjellë me copa letre me ngjyrat bazë: e kuqe, e

gjelbër dhe blu. Drejtohen elektrikët nga muri, duke bërë kombinimet e ngjyrave.

e kuqe + e gjelbër = e verdhë

e kuqe + e kaltër = e bardhë

e gjelbër + blu = e kaltër

blu + e verdhë = e bardhë

e kuqe + blu = e purpurt (rozë)

e gjelbër + e purpurt = e bardhë

2. Përzierja e ngjyrave me penela.

Ngjyrat bazë janë: e purpurt, e verdhë dhe e kaltër. Këto mund të përzihen dhe të merren

ngjyra të tjera:

e purpurt + e verdhë = e kuqe

e kaltër + e purpurt = blu

e verdhë + e kaltër = e gjelbër

e purpurt + e kaltër + e verdhë = e zezë

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës, si dhe vizatimi i spektrit të dritës së bardhë.

Mësimi 3.21

Tema: Përsëritje

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë përhapjen e dritës në natyrë.

2. Të krahasojë burimet natyrore të dritës me ato artifi ciale.

3. Të shpjegojë formimin e hijes.

4. Të tregojë përbërjen e dritës së bardhë.

5. Të paraqesë spektrin e dritës me vizatim.

6. Të përcaktojë 4-5 përdorime të vetisë së refl ektimit dhe të përthyerjes së dritës.

7. Të argumentojë rëndësinë e dritës në jetën tonë.

Mjetet: teksti i nxënësit, tabak letre, lapsa, ngjyra.

Metodat e përdorura: kumbimi, punë e pavarur.

Nxënësve u është dhënë detyrë në shtëpi për të përsëritur mësimet e kësaj linje.

Punohet me teknikën e kumbimit për të kontrolluar njohuritë e nxënësve në lidhje me linjën “Drita”.

Ndahet klasa në grupe me nga gjashtë nxënës. Çdo grup do t’i përgjigjet gjashtë kërkesave, që

ndodhen në faqet e kubit. Këto kërkesa përfshijnë të gjitha nivelet e të nxënit. Brenda grupit nxënësit

ndajnë detyrat duke marrë nga një kërkesë secili. Në mes të tabakut shkruhet fjala DRITA, secili shkruan

pyetjen e tij dhe përgjigjen në pjesën e vet. Për arsye kohe, nxënësit punojnë njëkohësisht.

Kërkesat e shkruara në kub:

1. Përshkruaj përhapjen e dritës në natyrë.

2. Krahaso burimet natyrore të dritës me ato artifi ciale.

3. Shoqëro: Lidh formimin e hijes me vetitë e dritës.

4. Analizo: Nga përbëhet drita e bardhë, si provohet dhe paraqite spektrin me vizatim.

5. Zbato: Përse përdoret vetia e reflektimit dhe e përthyerjes së dritës?

6. Argumento: Pse është e domosdoshme drita?

Pasi mbarojnë punën, diskutohet çdo kërkesë me të gjitha grupet.

Punë e pavarur. Nxënësit plotësojnë tekstin. Kontrollohen punët e nxënësve.

411

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!