22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Realizim i kuptimit: Bisedë, diskutim.

Hapi I. Analizohen elementet e strukturës së tregimit. Lexohen etiketat që shpjegojnë hyrjen, zhvillimin dhe

mbylljen.

Hapi II. Nxënësit i rikthehen tregimit "Ani pianistja" dhe diskutojnë në bazë të ndarjes që është dhënë e

gatshme.

Në hyrjen e tregimit ne njihemi me Anën, e cila është transferuar në një shkollë tjetër, tre muaj pasi ka fi lluar

shkolla. Autori përshkruan pamjen fi zike dhe karakterin e Anit.

Në pjesën e zhvillimit të tregimit ne njihemi me ngjarjen dhe atë çka ndodh, problemet, konfl iktin me Enin

dhe Elën, rrengun që i punojnë ato, pendimin e tyre.

Në pjesën e mbylljes kemi zgjidhjen e problemit (konfl ikt).

Hapi III. Mësuesja i orienton nxënësit në dy elemente të tjera të rëndësishme: tema dhe ideja e pjesës.

Lexohen sqarimet që janë dhënë në libër.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

3. Reflektimi: Punë në dyshe.

Nxënësit punojnë rubrikën Kthehu te teksti. Orientohen të hapin librat në tregimet e mëparshme: Një diskutim

në klasë, Gentiana, Gramatika është një këngë e bukur.

Nxënësit diskutojnë për temën dhe idetë e këtyre tregimeve.

Vlerësohen nxënësit.

Detyrë shtëpie. Në një tregim që keni lexuar në librat jashtëshkollorë dalloni strukturën, temën dhe idenë

e tij.

Rubrika:

Tema:

Njohuri gjuhësore

Lakimi i emrit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë lakimin e emrit duke u bazuar te mbaresa.

• Të gjejë rasën e emrit me anë të pyetjeve.

• Të dallojë lakimin e emrit nga zgjedhimi i foljeve.

• Të lakojë emra të dhënë në të gjitha rasat.

Metoda dhe teknika:

Materiale:

Fjalë kyç:

Veprimtari, punë e drejtuar, diskutim, manipulim fjalësh në fjali.

Teksti, fl etore, lapsa me ngjyra, Fletorja e punës.

Lakim, rasë, nyjë, parafjalë

Zhvillimi i mësuesit.

1. Evokimi: Hapi I. Veprimtari e drejtuar.

Mësuesja orienton nxënësit të lexojnë shembullin e dhënë në libër.

-Lexoni fjalitë dhe shiko si ndryshon emri me të kuqe.

Nxënësit lexojnë në heshtje rregullën. Më pas në kor lexojnë rregullën e futur në etiketë.

2. Realizimi i kuptimit: Hapi I. Mësuesja u shpjegon nxënësve dallimin: folja zgjedhohet dhe emri lakohet.

Lexohet nga nxënësit lakimi në fjali i emrit libër dhe bibliotekë.

Lexohet rregulla. Mësuesja kërkon që nxënësit të përsëritin atë që lexuan.

Hapi II. Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit lakojnë emrin liqeni duke u ndihmuar nga pyetjet.

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!