22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

gryka e njeriut gryka e shishes gryka e malit

këmba e njeriut këmba e tavolinës këmba e krevatit

qafa e njeriut qafa e malit qafa e këmbës

krahu i njeriut krahu i rrugës krahu i aeroplanit, i zogut

Në ushtrimin 2, nxënësit nënvizojnë me të kuqe fjalët që janë me kuptim të fi gurshëm.

Më dhembte shumë koka.

Prindërit e mbanin në majë të kokës. (e përkëdhelnin shumë)

Koka e qengjit ishte e shijshme.

Djali e mjekoi këmbën në qendrën shëndetësore.

Këmba e karriges ishte thyer.

Ti je këmba e urës. (i prapë)

Ujku është kafshë grabitqare.

Burri kishte qenë ujk i vjetër. (i rrahur me jetën, me përvojë)

Djali është bërë qengj. (është urtësuar, është bërë i mbarë, i dëgjueshëm)

Nxënësit kontrollojnë punën me njëri-tjetrin. Lexohen fjalët e gjetura.

Në ushtrimin 3, nxënësit shkruajnë fjali ku fjalët faqe, dorë, vesh përdoren në kuptimin e parë dhe në

kuptimin e figurshëm.

Faqe: Faqet e vogëlushit ishin skuqur. Punimet ia ndryshuan faqen malit.

Dorë: Mira mbështeti kokën në duart e nënës. I jep gishtin, të merr dorën.

Vesh. Në vesh i gumëzhinin zhurma të çuditshme. Vëru veshin mësimeve! - i thoshte mamaja Erës.

Nxënësit lexojnë fjalitë e formuara.

3. Reflektimi: Punë e pavarur.

Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, faqe 36.

Mësuesi/ja i ndan nxënësit sipas vështirësisë së ushtrimeve.

Detyrë shtëpie. Formoni gjashtë fjali me fjalët: sy, dhëmb, lepur ku fjalët të përdoren në kuptimin e parë

dhe në kuptimin e fi gurshëm.

Rubrika:

Tema:

Lexojmë

Është fat të kesh një shoqe si Fatbardha

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të plotësojë fjalitë e dhëna duke u bazuar në dëgjimin e tregimit.

• Të përzgjedhë alternativat e sakta, duke i ilustruar me leximin e pjesëve të tregimit.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit, duke u bazuar në veprimin e Eneidës.

• Të diskutojë për vlerat e miqësisë midis fëmijëve.

Mjetet:

Fjalë kyç:

Metodologjia:

Teksti i nxënësit, tregime të ngjashme të marra nga revista për fëmijë.

Fat, shoqe, revistë, miqësi.

Përzgjidh-argumento, veprimtaria e mendimit të drejtuar, të nxënit në bashkëpunim,

shkrim argumentues.

72

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Përzgjidh-argumento.

Mësuesi/ja paraqet në tabelë disa cilësi të një personi.

i zgjuar, i dashur, i këndshëm, i zeshkët, sytë jeshil, fl okët e verdha, mik i vërtetë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!