22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nxënësit udhëzohen të zgjedhin individualisht temën e poezisë.

Në ushtrimin 2, nxënësit gjejnë emra, folje, mbiemra, ndjenja e emocione.

Mbiemra Emra Folje Ndjenja e emocione

nata e errët, misterioze degët, hijet, hëna mbështjell, errëson trishtim, qetësi, shqetësim

shoku i mirë, gazmor i klasës, si mik luajmë, mësojmë gëzim, dashuri, miqësi

deti i thellë, i kaltër, valë, dallgë, guaska gjëmon, buçet, thërret, kënaqësi, lumturi, frikë

i pafund, i dallgëzuar

notoj, lundroj

shiu i ftohtë, i lehtë begati, freski, ujë bie, lag, pi, ujit freskon, gjallëron, lulëzon

Nxënësit, pasi zgjedhin fjalët, shkruajnë poezinë duke i përdorur ato. Mësuesja i udhëzon të rimojnë fjalët e

gjetura, në mënyrë që poezia të ketë rimë. Nxënësit inkurajohen të krijojnë një poezi qoftë kjo dhe pa rimë. Ata

punojnë për 15 minuta.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

3. Reflektimi: Turi i galerisë.

Ekspozohen punimet, lexohen dhe nxënësit japin mendimin e tyre, se cili ishte krijimi më i bukur.

Vlerësohen të gjithë për kurajën e tyre.

Ora II

Në këtë orë, nxënësit punojnë duke zgjedhur një temë tjetër të sugjeruar nga mësuesi/ja ose sipas dëshirës së tyre.

Rubrika:

Tema:

Flasim

Një panoramë dimërore

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të krijojë një panoramë dimërore duke përdorur kolazhin.

• Të diskutojë rreth panoramës së krijuar.

Mjete:

Fjalë kyç:

Metodologjia:

Karton me ngjyrë, stof jeshil, pambuk, letër alumini, gërshërë, ngjitëse.

Panoramë dimërore, tekst udhëzues.

Punë në grupe, mësimdhënie e drejtpërdrejt.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Punë në grupe.

Klasa ndahet në grupe. Çdo grup është i pajisur me mjetet e nevojshme, të cilat do t’iu duhen për të përgatitur

panoramën dimërore.

Mësimdhënie e drejtpërdrejt:

Hapi I. Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjen:

- Nëse ne duam të përshkruajmë një panoramë dimërore, si mund ta realizojmë?

Përgjigja mund të jetë:

Me një krijim në prozë, poezi, vizatim, foto, pikturë, modelim me plastelinë.

Në rastin e prozës dhe poezisë përdorim fjalët, në rastin e pikturës përdorim ngjyrat dhe format.

Hapi II. Mësuesi/ja prezanton titullin e rubrikës dhe i fton nxënësit, të cilët janë ndarë në grupe, të fi llojnë

punën. Paraprakisht ajo udhëzon nxënësit të ndajnë detyrat.

Hapi III. Njëri nga anëtarët do të lexojë udhëzimet në tekst. Nxënësit e tjerë do të përgatitin format dhe do t’i ngjitin.

Një nxënës do të përshkruajë me fjalë panoramën. Ky nxënës do të prezantojë punën para grupeve të tjera.

Hapi IV. Pasi mbarojnë punën, nxënësit ngjitin punimet dhe i prezantojnë para shokëve.

Hapi V. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin dhe shpallin punimet më të bukura.

Nxënësve iu kërkohet të gjejnë dhe tekste të tjera të këtij lloji. Në fakt, fi gura e rubrikës Lojëra dhe fantazi,

mund të punohet si më sipër, nëse koha është e mjaftueshme.

Detyrë shtëpie. Nxënësit të përgatisin një panoramë vere. Ju duhet: rërë, guaska, çadra të vogla letre, një

kopsë e verdhë etj.

83

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!