22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Rubrika:

Tema:

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë shenjat e pikësimit në dialog.

• Të përdorë saktë shenjat e pikësimit në dialog, diskutim, bisedë.

Metoda dhe teknika:

Materiale:

Fjalë kyç:

Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Shenjat e pikësimit në dialog

pyetje-përgjigje, shpjegim, punë e pavarur.

teksti, Fletorja e punës.

shenjë pikësimi, pikë, pikëpyetje, dy pika, presje, pikëçuditje.

Zhvillimi mësimit

1. Evokimi: Pyetje-përgjigje.

Hapi I. -Kujtoni shenjat e pikësimit që njihni. Pse janë të rëndësishme ato?

-Çdo të ndodhte nëse një tekst nuk do të kishte fare shenja pikësimi?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

2. Realizimi i kuptimit: Shpjegim, punë e pavarur.

Hapi I. Punohet shembulli i dhënë në libër. Mësuesi/ja duhet të sqarojë saktë dhe qartë shenjat e pikësimit.

Hapi II. Punohet ushtrimi 1 i rubrikës Ushtrohu. Nxënësit do të rrethojnë shenjat e pikësimit që përdoren në

dialog. I rëndësishëm në dialog është përdorimi i vizës dhe dy pikave.

Hapi III. Punohet ushtrimi 2. Nxënësit vendosin shenjat e pikësimit ku mungojnë.

Të gjithë nxënësit po shkruanin për pushimet verore. Shpendi nuk po shkruante. Besimi e pyeti:

-Pse nuk po shkruan?

-Nuk di çfarë të shkruaj, - u përgjigj Shpendi. -Të lutem ma shkruaj ti, - iu lut Shpendi…

Duke shpërndarë hartimet mësuesja tha:

-Hartimet i keni bërë mjaft të bukura, por më i bukuri është hartimi i Shpendit.

-Të lumtë, Shpendi, - i tha mësuesja. - Tani do të lexoj hartimin më të dobët.

Dhe lexoi hartimin e Besimit.

- Më mërzite shumë, Besi. Nuk u besoja syve për hartimin tënd! - tha mësuesja.

-Po, - belbëzoi Besi, kurse Shpendi u skuq dhe uli kokën.

3. Reflektimi:

Hapi I. Punimi i ushtrimit 3. Dallo fjalët e autorit dhe të bashkëbiseduesve.

Vendos shenjat e pikësimit ku duhen.

Një ditë në parfumeri hyri një grua dhe pyeti shitësen:

- Zonjë, ju lutem, më thoni, keni furçë dhëmbësh për fëmijë?

- Po, kemi, - iu përgjigj shitësja.

- Më jepni, ju lutem, një furçë, një pastë dhëmbësh dhe një sapun.

- Me kënaqësi, - tha shitësja, - i kemi shumë të mira. Shitësja shënoi në kompjuter çmimet e artikujve

dhe i dha blerëses faturën. Gruaja pagoi të hollat dhe u largua.

Fjalët e autorit janë shënuar me ngjyrë gri.

Detyrë shtëpie. Zgjidhni një pjesë me dialog në tekstin Një diskutim në klasë dhe rrethoni shenjat e pikësimit

në dialog dhe nënvizoni fjalët e autorit.

25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!