22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 1.25

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Tema: Uji në natyrë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë me fjalë qarkullimin e ujit në natyrë.

2. Të tregojë faktorët, që marrin pjesë në qarkullimin e ujit.

3. Të paraqesë me skemë qarkullimin e ujit në natyrë.

Fjalë kyç: qarkullim, planeti blu, shndërrim, avuj uji.

Mjetet: Teksti i nxënësit, fletore, fletë formati, lapsa, ngjyra, tregimi “Historia e një pike uji”.

Metodat mësimore

veprimtari me dëgjim - mendim të drejtuar

lexim i koduar i tekstit

skemë, turi i galerisë

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje diskutimi

të lexuarit ndërveprues

paraqitja grafi ke e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Mësuesi lexon tekstin me titull: “Historia e një pike uji”. Pas çdo ndalese, nxënësit

parashikojnë tregimin.

Ishte një ditë e bukur vere. Dielli ngrohte tokën, malet, ujin e bashkë me to, dhe pikëzën e

ujit në det.

-Oh, sa mirë qenka! -mendoi me vete ajo.

Por, pasi u nxeh shumë, ajo u shkëput prej prindërve…

Ndalesa e parë:

Ku mendoni se shkoi ajo? Pse u largua? Vetëm iku pikëza e ujit?

Tani ndihej e lehtë pupël. Ngjitej lart drejt qiellit duke fl uturuar. Me të u bashkuan edhe

shoqet e tjera. Për një çast pikëza fi lloi të qante…

Ndalesa e dytë:

Pse fi lloi të qante? Ku do të shkojë ajo? Pse mendoni kështu?

- Po dridhem nga të ftohtët, nuk kam as mamin, as babin. Sa shumë shoqe paska!

Pikëza u bashkua me të tjerat. Era fi lloi t’i shtynte tutje. Gjatë rrugës ndodhi çudia…

Ndalesa e tretë:

Cila është çudia? Ku po e shtynte era?

Shoqet u ngjeshën aq shumë me të, saqë u rënduan dhe s’mund të qëndronin më në ajër.

- Ej, kujdes se më shtypët, nuk po marr dot frymë !-bërtiste ajo.

Ashtu siç ishin grumbull ranë së bashku nga lartësia mbi një lumë…

Ndalesa e katërt:

Si ndihet tani pika e ujit? Ku do të shkojë ajo? Në ç’mënyrë?

Pikëza tani ndihej më mirë. Duke notuar mbi lumë, pa shumë shoqe të tjera të detit. Ato e

ndihmuan të gjente familjen e saj. Më në fund, pikëza u kthye në shtëpi.

Ndalesa e fundit:

Cila ishte shtëpia? Me kë u ngjan ky udhëtim?

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe lexohet problemi. Vëzhgohen fi gurat për përqindjen e ujit te gjallesat dhe

në tokë.

Përshkruhet me fjalë qarkullimi i ujit në natyrë, duke përdorur skemën e librit.

Nxënësit do të lexojnë tekstin në mënyrë individuale, duke shënuar disa shenja në të.

364

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!