22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Stuhi mendimi për shpendët. Shkruhet në tabelë fjala SHPEND, nxënësit shkruajnë sa më

shumë fjalë që kanë lidhje me të.

hanë fara, insekte

fl uturojnë

krahë

pupla shpendë bëjnë vezë

kanë sqep

migrojnë

në tokë, në ajër rruazorë

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe komentohen fi gurat. Lexohet problemi në tekst.

Njohuritë e reja nxënësit do t’i marrin me të nxënit me këmbime (grupe ekspertësh). Ndahet

klasa në grupe me nga katër nxënës. Secili prej tyre numëron nga 1 në 4. Numrat 1, do studiojnë

shpendët grabitqarë; numrat 2, shpendët insektengrënës; numrat 3, shpendët e ujit; numrat

4, shpendët kufomëngrënës. Grupohen numrat 1 së bashku, numrat 2 bashkë, e kështu me

radhë. Nxënësit studiojnë pjesën në tekst, duke bashkëpunuar me grupin. Secili prej tyre duhet

ta përvetësojë mirë materialin. Nxënësit rikthehen në vendet e para. Çdo nxënës thotë pjesën

e tij, duke ia mësuar anëtarëve të tjerë të grupit. Mësuesi pyet për karakteristikat e çdo grupi

shpendësh.

Gjatë këtij mësimi theksohen aftësitë që kanë shpendët grabitqarë për kapjen e gjahut:

shikim të mprehtë, sqep të lakuar dhe të fortë, kthetra të fuqishme, fl uturim i shpejtë.

Lexohen kuriozitete për disa lloje shpendësh.

Reflektimi:

Lexohet rubrika “Aktivizohu dhe përgjigju”. U jepen përgjigje pyetjeve të tekstit.

Nxënësit përshkruajnë në fletore mënyrën se si e kap gjahun (peshkun ose lepurin) shqiponja.

Lexohen disa shkrime të tyre. Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës, ushtrimi 1dhe 2.

Mësimi 4.12

Tema: Gjitarët bimëngrënës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë 8-10 emra gjitarësh barngrënës.

2. Të përcaktojë veçoritë e përshtatjes së tyre për të mbijetuar.

3. Të përshkruajë procesin e të ushqyerit te kafshët ripërtypëse.

4. Të shpjegojë veçoritë e dhëmbëve te gjitarët barngrënës.

Fjalë kyç: gjitar barngrënës, sistem tretës, ripërtypje, dhëmbë prerës, dhëmballë, gëlltitje,

bluarje, plëndës.

Mjetet: teksti i nxënësit, foto të kafshëve barngrënëse, kuriozitete për to, fl etë A4, skeda

të vogla letre.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

pyetje–përgjigje

përmbledhje e strukturuar

zinxhiri i shkaqeve

Veprimtaritë e nxënësve

diskutim i ideve

të lexuarit ndërveprues

paraqitje grafi ke

426

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!