22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësuesja i udhëzon nxënësit t’i shkruajnë në një fletë këto cilësi. Më pas, të qarkojnë cilësitë që ato mendojnë

se janë më të rëndësishme për një njeri, që të jetë shok i mirë. Nxënësit lexojnë cilësitë që kanë qarkuar. Ata

duhet të arrijnë në përfundimin:

Cilësitë e karakterit janë më të rëndësishme se pamja e jashtme.

2. Realizimi i kuptimit: Veprimtaria e mendimit të drejtuar, të nxënit bashkëpunues.

Prezantohet titulli i tregimit nga mësuesi/ja. Nxënësit udhëzohen të dëgjojnë leximin e tekstit.

Pasi lexohet teksti, nxënësit plotësojnë rubrikën Dëgjojmë.

Në këtë rubrikë, nxënësit plotësojnë shprehjet ose fjalitë pas leximit të parë, më pas kontrollojnë veten me

pjesën e tregimit.

Klasa ndahet në pesë grupe.

Grupi I. Paraqitni shkurtimisht ngjarjen duke përdorur organizuesin grafi k për strukturën e tregimit: hyrja,

zhvillimi, mbyllja.

Grupi II. Pse prindërit nuk i linin fëmijët të shoqëroheshin me fëmijë rom?

Grupi III. Për të pasur një shok ose shoqe të mirë, çfarë është e rëndësishme?

Grupi IV. Lexoni me zë të lartë paragrafi n e fundit të letrës.

Pse Eneida ia ka dërguar këtë letër revistës:

Për t’i bërë qejfi n Fatbardhës?

Për të treguar se di të shkruajë bukur?

Për t’u dhënë një mesazh bashkëmoshatarëve të saj?

Nxënësit përzgjedhin dhe japin argumentet e përzgjedhjes.

Grupi V. Cili është mesazhi që Eneida u përcjell bashkëmoshatarëve?

Përfaqësuesit e grupeve prezantojnë punët e grupeve dhe vlerësohen nga njëri-tjetri.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

3. Reflektimi: Shkrim argumentues.

Mësuesi/ja shtron para nxënësve të argumentojnë një situatë, si p.sh.:

Eneida mendon se është me fat që ka një shoqe si Fatbardha.

Po ti, a je me fat që ke një shok/shoqe si___________________? Argumentoje.

Nxënësit punojnë për pesë minuta, më pas lexojnë punët e tyre.

Detyrë shtëpie. Lexoni tregimin dhe dalloni hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

Mund të gjejnë edhe temën dhe idenë e tregimit.

Rubrika:

Tema:

Shkruajmë

Letër revistës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë elementet ndihmues për shkrimin e një letre drejtuar revistës, duke u bazuar në modelin e tregimit

“Është fat të kesh një shoqe si Fatbardha”.

• Të shkruajë një letër për një revistë, jo më pak se gjashtë fjali, duke respektuar hapat e dhënë.

• Të shkruajë duke respektuar rregullat e drejtshkrimit.

Mjetet:

Fjalë kyç:

Metodologjia:

Teksti i nxënësit, revista për fëmijë, adresa të revistave për fëmijë, letër, zarf.

Revistë, letër, adresë, ngjarje.

Lexim zinxhir, shkrim i drejtuar, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Lexim zinxhir.

Lexim i tregimit nga nxënësit sipas paragrafëve ose zinxhir.

73

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!