22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar.

Hapet libri në faqen 124.

Lexohen me kujdes përbërësit e përrallës duke i analizuar ato duke i ilustruar me shembuj nga “Princesha mollë”.

- Koha → e papërcaktuar (njëherë e një kohë)

- Vendi → kështjella mbretërore, pallati i princit

- Personazhi kryesor → Princesha-mollë

- Personazhe ndihmëse → ndihmojnë ose pengojnë personazhin kryesor: princi, njerka, shërbëtori, halla

magjistare, mbreti, mbretëresha.

- Objektet magjike → pluhuri çudibërës (magjik)

- Fundi i përrallës → fund të lumtur për personazhin pozitiv e pëson personazhi negativ. Princesha–mollë

dhe princi u martuan dhe jetuan të lumtur. Njerka u zhduk dhe s’u pa më kurrë.

3. Reflektimi: Mendo – puno në dyshe.

Zgjedhin nxënësit përrallën që ju pëlqen më shumë dhe analizojnë përbërësit e saj në dyshe.

Vlerësimi i punës së nxënësve në çifte.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Detyrë shtëpie. Fletore Pune, faqe 46, shkruaj një përrallë, sipas elementeve të saj përbërëse.

Rubrika:

Tema:

Njohuri gjuhësore

Pjesët kryesore të fjalisë. Kryefjala

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të dallojë kryefjalën si pjesë kryesore në fjali.

• Të tregojë me se shprehet kryefjala.

• Të përdorë saktë pyetjet për gjetjen e kryefjalës.

• Të formojë fjali ku kryefjala të jetë shprehur me emër, përemër dhe grup emëror.

Mjetet:

Teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fisha me pyetjet: Kush?, Cili?, Cila?, Cilët?, Cilat?

tabak letre ku janë shkruar fjali.

Fjalë kyç:

Kryefjalë, Kush?, Cila?, Cili?, Cilat? Cilët?, grup emëror, emër, përemër.

Aftësitë:

Të kuptuarit, të dalluarit, të treguarit, të shkruarit, të krijuarit.

Metoda dhe teknika: Diskutim i ideve, të nxënit bashkëpunues, punë e pavarur - zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Diskutim i ideve.

U paraqiten nxënësve në një tabak letre ose shkruhen në dërrasë të zezë fjalitë:

1. Princi trokiti në pallatin mbretëror. (Kush?)

2. Ai i kërkoi mbretëreshës mollën. (Cili?)

3. Molla e kuqe kishte brenda princeshën. (Cila?)

Gjejmë kryefjalën në secilën fjali duke përdorur pyetjet përkatëse. (Kush?, Cili?, Cila?)

Pyetja Kush? përdoret vetëm kur pyesim për njerëz.

pjesë kryesore e fjalisë

u përgjigjet pyetjeve:

Kush?, Cila?, Cili?, Cilët?, Cilat?

Kryefjala

Shprehet me:

- grup emëror (molla e kuqe)

- përemër (ai)

- emër (princi)

109

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!