22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Lexohet nga disa nxënës dhe vlerësohen ata, që e kanë përmbledhur më qartë tregimin.

3. Reflektimi: Argumento.

Punim i rubrikës Mesazhi. Nxirrni mesazhin e tregimit.

- A ka lidhje ndërmjet mesazhit dhe fi gurës?

Nxënësit nxjerrin mesazhin duke u bazuar në tabelën e mësipërme.

Vendi Personazhet që takon Veprimet që kryejnë Këshillat që ti jep

Pylli i Madh me pemë Një burrë Pret drurët e pyllit Mos prit drurët.

Pema është shtëpia e zogjve

dhe kafshëve të tjera. Pema

na jep frute, na ruan tokën

nga gërryerja, na pastron ajrin.

Mesazhi: Ta ruajmë natyrën, siç ruajmë veten tonë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Detyrë shtëpie. Imagjino veten tënde sikur ngacmon milingonat. Një ditë ato hakmerren ndaj teje dhe të

kthejnë në gishto, sa një milingonë. Imagjino udhëtimin tënd me to.

Rubrika:

Tema:

Flasim

Tregimi realist dhe tregimi fantastik

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tregimet për nga lloji: realist, fantastik.

• Të dallojë elementet reale dhe fantastike në tregimet e dhëna (vendi, koha, personazhet, ngjarja, objektet).

Mjetet:

Fjalë kyç:

Metodologjia:

Teksti i nxënësit, tekste realë dhe fantastikë.

Tregim realist, fantastik, elemente realë dhe fantastikë.

Mendo-diskuto, punë e drejtuar, përcakto.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Mendo-diskuto.

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet:

- Sa lloj tregimesh kemi? (fantastike dhe realiste)

- A e keni të vështirë të bëni dallimin kur lexoni tregime?

- Çfarë ju ndihmon për t’i dalluar?

Nxënësit renditin elementet që i ndihmojnë.

2. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar.

Mësuesi/ja paraqet titullin e rubrikës.

Punohet rubrika e parë. Një nxënës lexon elementet reale të tregimit realist “Një gërvishtje e lehtë”.

Më pas, bashkë me mësuesen, diskutojnë pse janë reale këto elemente.

Vendi - Spitali është një ndërtesë reale (që ekziston vërtet), që ne shkojmë kur jemi të sëmurë.

Koha - Paraditja është një kohë reale.

Personazhet - janë reale.

Ngjarja - është reale. Shumicës nga ne, i ka ndodhur të vritet dhe t’i infektohet vendi ku është vrarë,

nëse nuk e ka mjekuar.

Objekti - real. Mikroskopi është një mjet, që ndodhet në kabinetin e biologjisë, mësuesi/ja mund ta

demonstrojë para nxënësve.

85

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!