22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 4.5

Tema: Ndryshimet gjatë rritjes

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të thotë emrat e pesë kafshëve që lindin nga veza.

2. Të përshkruajë ciklin e zhvillimit të një shpendi gjatë rritjes.

3. Të shpjegojë emërtimin “zhvillim pa ndryshime”.

4. Të dallojë ndryshimin gjatë zhvillimit të zogut të shqiponjës me atë të pulës.

5. Të paraqitë me vizatim ose me materiale të ndryshme, zhvillimin e zogut të pulës.

Fjalë kyç: zhvillim, cikël jete, vezë, lëvore.

Mjetet: teksti i nxënësit, të dhëna për shumimin e shpendëve, fletë vizatimi, lëvozhga vezësh,

plastelinë, fi je pambuku, majë lapsi e verdhë.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

imagjinatë e drejtuar

pyetje-përgjigje, analogjia e koncepteve

vizatim, ndërtim

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje diskutimi

të nxënit ndërveprues

paraqitje grafi ke (materiale)

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Përdoret një ushtrim i imagjinatës së drejtuar, përpara se nxënësit të njihen me zhvillimin

pa ndryshime të disa kafshëve. Udhëzohen nxënësit që të përdorin sa më shumë shqisa gjatë

imagjinatës së tyre.

Mbyllni sytë. Mendoni se jeni në majën e një shkëmbi. Shikoni folenë me disa vezë. Shqiponja

ka shkuar për ushqim, por kujdes se do kthehet shpejt. Tani mblidhuni, bëhuni të vegjël dhe

futuni në vezë. Aty qenka një zog i vogël pa pupla. Largoni pak kokën, se po çukit lëvoren me

sqep. Ja ku doli nga veza. Dilni dhe ju tani. Largohuni nga foleja, se po vjen shqiponja. Ajo po

afron ushqimin te sqepi zogut. Ai e ndjen nga era, sepse ende nuk shikon dot. Fluturoni te një

shkëmb tjetër. Ndaloni te zogjtë e një shqiponje tjetër. Ata janë me pupla. Njëri prej tyre sapo

fl uturoi. Hipni dhe ju në krahët e tij. Mos u trembni, se zogjtë tani dinë të fl uturojnë shumë mirë.

Tani hapini sytë.

Nxënësit i përcjellin njëri-tjetrit emocionet që përjetuan gjatë imagjinatës.

Përpiqen të shkëputin nga fjalët e tekstit që dëgjuan, faktet që mendojnë se janë të vërteta.

Ndihmohen nga mësuesi për t’i përzgjedhur.

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe lihen nxënësit për disa minuta të vëzhgojnë fi gurat. Ata duhet të bëjnë pyetje

në bazë të tyre. Nxiten që të bëjnë pyetje, të cilat realizojnë objektivat e orës. Ato mund të

kenë këtë formë:

- Cilat kafshë shumohen me vezë?

- A varet madhësia e vezës nga madhësia e kafshës?

- Sa ditë rri zogu në vezë?

- Si del zogu nga veza?

- A ngjajnë zogjtë e vegjël me zogjtë e rritur?

- Kush kujdeset për ta?

- Pse nuk dalin zogj nga vezët që blejmë në dyqan?

- Ç’do të thotë “zhvillim pa ndryshime”?

418

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!