22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

lojë me role

shpjegim, organizues grafi k

pyetje-përgjigje

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

ndërtimi i njohurive studimore

nxitje për t`u shprehur saktë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Cili nga ju ka dëshirë të bëhet gazetar?

Sot, do të ftosh në studio një punonjës të shërbimit meteorologjik, i cili do të bëjë parashikimin

e motit. Gazetari fton nxënësin tjetër. Ai bën parashikimin e motit, duke e lexuar në gazetë ose

nga mendja. Nuk frenohen nxënësit në përdorimin e fjalorit. Loja mund të bëhet me disa grupe.

Kjo që bëtë ju ishte një lojë, por sot, ju do të parashikoni me të vërtetë motin. Si do ta bëni këtë?

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit hapin librat. Shpjegohet fjala mot dhe bëhet dallimi me klimën.

Moti: Si është koha gjatë ditës, me diell, shi, ftohtë, me vranësira etj.

Klima: Tërësia e kushteve meteorologjike (sjellja e motit), për një periudhë të gjatë kohe

dhe e përsëritur në një zonë të madhe.

Nxënësit përshkruajnë në grup motin e ditës së djeshme. Një nga punët e tyre shkruhet

në tabelë. Nxiten nxënësit, që të nxjerrin nga ky përshkrim faktorët me të cilët lidhet moti. Një

nxënës i shkruan ato në tabelë.

reshjet

temperatura

moti

era

retë

shtypja atmosferike

Nxënësit shohin nga dritarja retë dhe duke u ndihmuar edhe nga teksti plotësohet tabela:

Retë

Përbërja Forma Sipas lartësisë E shiut E motit të mirë

Avuj uji Shtresore, Të ulëta Të errëta Të bardha

grumbullore Të larta Të dendura Të larta

(si pambuk). Mesatare Të ulëta Tufa –tufa

Të fryra

Përcaktohet fjala meteorologji dhe stacion meteorologjik. Mund të përdoren foto nga interneti

që kanë nxënësit.

Reflektimi:

Nxënësit do parashikojnë motin duke parë hartën, në të cilën tregohet shtypja, duke parë

fi gurat dhe pyetjet e rubrikës “Aktivizohu dhe përgjigju”.

Në fund, u tregohet nxënësve modeli i ndërtimit të kalendarit për motin e muajit, mënyra

e mbajtjes së shënimeve për çdo ditë. Këshillohet të përdorin shenjat e tabelës së librit, pra,

diellin për mot të mirë, retë për mot të vrenjtur etj. Kalendari mund të punohet në fl etore ose

në fl eta të trasha formati.

Nxënësit vlerësohen me notë.

Detyrë shtëpie: Fletorja e punës dhe mbajtja shënim e motit të çdo dite.

362

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!