22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukim Muzikor 4”

DISA KRITERE PËR HARTIMIN E TEKSTIT "EDUKIM MUZIKOR 4"

Teksti Edukimi muzikor 4 është hartuar sipas programit të miratuar nga MASH.

Synimi i këtij teksti, në përputhje me programin, është:

- T’i mësojë nxënësit gjuhën e muzikës.

- Të zbulojë dhe zhvillojë talentin e nxënësve.

- Të aftësojë nxënësit për të përjetuar dhe për të shprehur nëpërmjet saj botën e tyre emocionale.

- Të kultivojë aftësitë dhe shprehitë për të kënduar, për të dëgjuar dhe për të krijuar muzikë.

Përmbajtja e lëndës është realizuar përmes 35 mësimeve, ku të pesë linjat e programit:

· Këndimi

· Bazat e arsimimit muzikor

· Dëgjimi muzikor

· Luajtje me instrument

· Shprehje dhe krijim muzikor

janë gërshetuar në mënyrë harmonike duke synuar të realizojnë objektivat e programit.

Struktura e tekstit është e ndërtuar nga tri pjesë:

Pjesa e parë: Tingujt

Në këtë pjesë mësohen, këndohen dhe luhen 7 tingujt, gjithmonë njëri pas tjetrit, në ngjitje dhe zbritje.

Mësimi dhe loja e tingujve me kohëzgjatje të ndryshme, janë sa të veçanta, aq edhe zbavitëse për

mësuesit dhe nxënësit. Nëpërmjet notave, fumeteve, mbishkrimeve, bukurshkrimit, lojërave të kënduara

dhe të shkruara nxënësi merr dhe jep shkëndijat e para të komunikimit muzikor.

Pjesa e dytë: Tingujt në tastierë

Në këtë pjesë nxënësi i shikon në tastierë tingujt që mësoi në pjesën e parë. Nxënësi mëson pozicionin

e tingullit në tastierë nëpërmjet një këngëve të thjeshtë.

Çdo këngëz shoqërohet ritmikisht me përplasje dhe kërcitje të duarve.

Pjesa e tretë: Tingujt në pentagram

Në këtë pjesë bazat e arsimit muzikor finalizohen me shkrimin e 7 tingujve në pentagram dhe këndimin

e këngëzave për kafshët. Nxënësi aftësohet të shkruajë dhe të këndojë melodi të thjeshta.

Në dy mësime “Unë jam flamuri”, që i kushtohen tërësisht Himnit të flamurit, nxënësi mëson të këndojë

individualisht dhe në kor Himnin. Kjo orë të zhvillohet në prag të festës së fl amurit.

Për përvetësimin e materialit të tekstit është përgatitur edhe Fletorja e punës “Mësojmë dhe zbavitemi”

për muzikën dhe vizatimin. Kjo fl etore shoqërohet edhe nga një CD ku është ilustruar i gjithë materiali

melodik dhe ritmik i tekstit dhe fl etores.

442

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!