22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

2. Realizimi i kuptimit: Veprimtari e drejtuar.

Hapi I. Leximi dhe ritregimi i pjesës nga disa nxënës. Nëse mësuesja e ndien të nevojshme, mund të përdorë

grafi kët e ritregimit.

Hapi II. Punohet rubrika Po ti?

Si duhet të sillesh me një mik:

• që ka arritur sukses (E përgëzon atë)

• që është i ndrojtur (Përpiqu ta afrosh për t’u bërë dhe ai pjesë e grupit.)

• që humbet një garë (Çdo garë ka fi tues dhe humbës, po të stërvitet më shumë me siguri do të

arrijë sukses.)

• që të ka bërë një të keqe (Përpiqu ta falësh atë, po pasi t’i kesh thënë në sy se veprimi i tij ishte

i padrejtë.)

Kjo rubrikë lihet të punohet në dyshe nga nxënësit. Dëgjohen disa dyshe.

3. Reflektimi: Punë në grupe.

Nxënësit bisedojnë në grupe për pasionet që kanë. Secili shkruan pasionin e tij. Më pas, nxënësit që kanë

të njëjtin pasion, grupohen në grupe të reja dhe diskutojnë se si mund ta arrijnë sukses në pasionin e tyre.

Nxënësit mund të formulojnë shprehje inkurajuese.

• Ne jemi më të mirët.

• Ne mund t’ia dalim mbanë.

Detyrë shtëpie. Gjeni tregime, poezi që shprehin përpjekjet që bëjnë njerëzit për të arritur sukses.

Rubrika:

Tema:

Të flasim

Ndërtimi i tregimit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të diskutojë për tregimet.

• Të diskutojë për strukturën e një tregimi: Hyrja, zhvillimi, mbyllja.

• Të dëgjojë dhe të fl asë duke respektuar rregullat e të folurit në grup.

• Të dallojë hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen në pjesë të reja.

• Të gjejë idenë dhe temën e një tregimi të dhënë.

Metoda dhe teknika: Kllaster, bisedë, diskutim, punë në dyshe.

Materiale: Teksti, grafi k.

Fjalë kyç:

Ndërtim i tregimit, hyrje, zhvillim, mbyllje.

Zhvillimi i mësimit.

1. Evokimi: Kllaster.

realist

fantastiko-shkencor

Llojet e tregimit

Personazhet

Tregimi

Struktura

hyrja

zhvillimi

mbyllja

Ideja

Tema

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!