22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 2.10

Tema: Përsëritje

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë format e lëndës në natyrë.

2. Të përcaktojë pozicionin e grimcave të lëndës në të tri gjendjet.

3. Të dallojë përzierjet nga tretësirat.

4. Të përshkruajë ndryshimet e gjendjes së lëndës në varësi të nxehtësisë.

5. Të demonstrojë shkëmbimin e nxehtësisë midis dy trupave.

6. Të tregojë vetitë e metaleve .

7. Të listojë përdorimet e metaleve dhe të lëndëve djegëse.

Fjalë kyç: forcë tërheqëse, grimca, tretësirë, nxehtësi, përcjellshmëri, bymim.

Mjetet: teksti i nxënësit, tabela e pyetjeve e përgatitur nga nxënësit, gota qelqi, termometër

uji, ngrohës.

Pjesa e parë e mësimit

Metodat e përdorura: eksperiment, punë e pavarur, konkurs.

Hapi i parë

Komentohen skemat e librit, duke dhënë shembuj për secilën prej tyre.

Hapi i dytë

Kryhet eksperimenti me shkëmbimin e nxehtësisë te gotat prej qelqi. Ato do të shkëmbejnë

nxehtësi derisa temperaturat e tyre të barazohen, pra temperatura në secilën gotë do të shënojë

nga 40 o C.

Hapi i tretë

Nxënësit do të plotësojnë ushtrimet e librit.

Lëndët e tretura përzihen me tretësin duke formuar një tretësirë.

Një tretësirë është e ngopur kur përmban pak lëndë të tretur.

Uji është një tretës.

Qumështi është një përzierje.

Ajri është një përzierje.

po

jo

po

jo

po

Pjesa e dytë e mësimit

Tek ushtrimi tjetër klasifi kohen substancat në këtë mënyrë:

e gaztë e lëngët e ngurtë

Temperatura e substancës ulet sepse grimcat afrohen, pra trupi kthehet në gjendje të

ngurtë.

Zhvillohet në formën e konkursit, duke e ndarë klasën në tri grupe. Pyetjet mund t’i përgatitë

mësuesi ose nxënësit. Forma e dytë është më rezultative, sepse kërkon vëmendje më të madhe

nga nxënësit, madje e bën atë të mendojë në mënyrë krijuese.

Pyetje të lira

1. Cilat janë burimet kryesore të lëndës?

2. Çfarë lëndësh gjenden në koren e Tokës?

382

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!