22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Mendo – diskuto – demonstro.

U paraqiten nxënësve pamje kafshësh të ndryshme dhe u drejtohen disa pyetje:

- Ku i keni parë këto kafshë?

- Keni parë numra cirku me kafshë? (kujtoni disa prej tyre)

- Po kafshë në kopshtin zoologjik?

Në klasë janë sjellë kafshë shtëpiake (nga nxënësit që kanë në shtëpinë tyre).

Këta nxënës tregojnë për veprimet dhe lojërat që u kanë mësuar kafshëve që kur kanë qenë të vogla.

Shënim: Kafshët që sjellin nxënësit mbahen vetëm për disa minuta, pasi mund të bëhen shqetësuese për

nxënësit e tjerë dhe ecurinë e orës së mësimit.

2. Realizimi i kuptimit: Lexo – kupto – trego.

Lexohet në heshtje pjesa “Zbutja e kafshëve”. Shpjegohen fjalët e fjalorit.

Fjalor:

zbutës kafshësh - ai që zbut kafshët e egra.

sjelljet e kafshës - mënyra si vepron kafsha kur ha, lahet, gjuan etj.

të harmonizuara – këtu: veprimet e zbutësit dhe të kafshës janë në përputhje, në pajtim me njëra-tjetrën

besim – këtu: siguri, bindje e fortë se gjithçka do të shkojë mirë

vëzhgim – të vështrosh me vëmendje të madhe veprimet e dikujt

Leximi i pjesës zinxhir nga nxënësit e klasës.

Plotësojnë në tekst cilësitë që duhet të ketë një zbutës kafshësh.

(durim, guxim, këmbëngulës, i vëmendshëm, siguri)

U përgjigjen pyetjeve të tekstit.

Nxënësit tregojnë rreth kafshëve që u kanë lënë më shumë përshtypje kur kanë parë shfaqje në cirk ose

në emisionet televizive apo kur kanë shkuar në kopshtin zoologjik.

Nëse ka mundësi, mirë është që nxënësit të shohin një kasetë me numra shpejtësie nga cirku nëpër botë

(me kafshë të ndryshme, si: qen, tigër, elefant, luan etj.).

3. Reflektimi: Diagrami i Venit.

Me anën e diagramit të Venit nxënësit paraqesin të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet kafshëve të pyllit

dhe kafshëve të cirkut.

kopshti zoologjik

- të izoluara

pylli

- të egra

- të lira

- të zbutura

cirku

janë kafshë

Plotësohet diagrami dhe lexohet nga nxënësit duke treguar të përbashkëtat dhe ndryshimet e tyre.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Paraqit me anë të vizatimeve një kafshë cirku, pylli ose kopshti zoologjik.

128

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!