22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Dita e parë e shkollës

pushimet, shtator, çantë, uniformë, tekste, takime, përqafi me, mall, bankë, shok, shoqe, zhurmë, zile,

rresht, qetësi, mësuese, mësim, detyra, studim, regjim ditor, lule, prindër etj.

Mund të jepet ndonjë fi lmim për ditën e parë të shkollës.

2. Realizimi i kuptimit: Shkrim i drejtuar.

Hapi I. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë fjalët kyç dhe fjalët e shkruara në tabelë.

Hapi II. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të tregojnë mbresat e tyre për ditën e parë të shkollës.

Hapi III. Nxënësit do të përshkruajnë ditën e parë të shkollës duke u mbështetur edhe në pyetjet e tekstit

në fund të faqes 13. Në fl etore nxënësit janë të lirë të vendosin ndonjë fotografi a pamje ose të bëjnë ndonjë

vizatim.

3. Reflektimi: Punë me grupe.

Hapi I. Pasi mbaron detyra, nxënësit në çift shkëmbejnë fl etoret dhe bëjnë vlerësimin e ndërsjellë të

përshkrimit.

Udhëzohen ta përqendrojnë vëmendjen në bukurinë e shkrimit, në shkrimin e drejtë të fjalëve, në përdorimin

e shkronjës së madhe dhe të shenjave të pikësimit.

Hapi II. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

4. Detyrë shtëpie. Punohet faqja 4 e Fletores së punës.

Rubrika:

Tema:

Lexojmë

Një diskutim në klasë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë për kënaqësi.

• Të pasurojë fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja.

• Të diskutojë për jetën në fshat dhe në qytet.

• Të lexojë tregimin në role.

Metoda dhe teknika: Biseda, lexim në role, diagrami i Venit, grafi ku organizues i tregimit të ngjarjes.

Materialet:

Fotografi me pamje nga vendlindjet e fëmijëve.

Fjalë kyç:

Shpërngulem, modern, miratoj, diskutim, debat.

20

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Bisedë me nxënësit.

Nëse në klasë ka ardhur një nxënës i ri, biseda fillon me të. Pyetjet që drejtohen nga mësuesja mund të jenë:

- Nga cili vend vjen shoku /shoqja juaj?

- Si ndihet tani në klasën tuaj?

- Cilët kanë qenë shokët/shoqet e tij? etj.

2. Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar.

Hapi I. Lexohet tregimi nga mësuesja. Gjatë leximit nxënësit mbajnë shënim fjalët dhe shprehjet që nuk ua

dinë kuptimin. Shpjegohen bashkërisht fjalët e reja.

Hapi II. Mësuesja orienton nxënësit të punojnë me grafi kun organizues të ritregimit të ngjarjes.

Hapi III. Lexohet tregimi me role. Mësuesja duhet të shfrytëzojë sa më mirë këtë pjesë të orës së mësimit,

në mënyrë që të përfshihen sa më shumë nxënës në lexim.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!