22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësimi 3.10

Lexohet rubrika “Unë zbulova se”.

Punë e pavarur: Nxënësit plotësojnë rubrikën “Aktivizohu dhe përgjigju”.

Vlerësohen nxënësit për mënyrën e kryerjes së eksperimenteve dhe nxjerrjes së

përfundimeve.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës.

Tema: Qarku elektrik

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë katër përbërësit e domosdoshëm të një qarku elektrik.

2. Të demonstrojë lidhjen e një qarku të thjeshtë elektrik.

3. Të shpjegojë simbolet e skemës së qarkut.

4. Të bëjë dallimin qark i hapur dhe qark i mbyllur.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Fjalë kyç: qark elektrik, bateri, pilë, burim rryme, përcjellës, shpenzues, ndërprerës.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore e diturisë, bateri të llojeve të ndryshme, tela përcjellës,

llambë, çelës elektrik.

Metodat mësimore: lexim, vëzhgim, ndërtim, eksperimentim.

Hapi i parë

Hapet libri dhe lexohet problemi. Diskutohet rreth figurave të tekstit. Nxënësve u shpjegohet

ndërtimi dhe përdorimi i baterive, që quhen ndryshe edhe pila. Mund të tregohet edhe për

ndotjen, që i shkaktojnë ato mjedisit, kur mbarojnë energjinë, prandaj duhet të ripërpunohen.

Hapi i dytë

Duhet të përcaktohen elementet e një qarku dhe si funksionon ai, por kjo nuk u shpjegohet

nxënësve. Ata i marrin njohuritë duke lexuar tekstin në mënyrë individuale. Më pas, mësuesi

saktëson duke i shkruar në tabelë elementet e qarkut.

Hapi i tretë

Nxënësit ndërtojnë një qark të mbyllur elektrik me mjetet e tyre. Veprimtaria kryhet në çift

ose individualisht. Bëhet paraqitja me skemë nga mësuesi dhe lidhja midis simboleve të skemës

dhe elementeve të vërtetë të qarkut.

simbolet

shpenzuesi (llamba) burimi i rrymës (bateria) ndërprerësi (çelësi)

Hapi i katërt

Punohet rubrika “Aktivizohu dhe përgjigju”. Për t’i dhënë përgjigje çdo pike të kësaj rubrike,

nxënësit do t’i provojnë konkretisht në qarkun e tyre elektrik. Përgjigjet e rubrikës janë:

Llamba do të ndriçojë në rastin e katërt dhe të gjashtë (numërimi fi llon nga e majta

horizontalisht).

Tregohet kur kemi qark të hapur dhe qark të mbyllur dhe bëhet ndryshimi midis tyre.

Hapi i pestë

Punë e pavarur: Vizatohet skema e një qarku të thjeshtë elektrik dhe emërtohen pjesët e tij.

Vlerësohen nxënësit me notë për ndërtimin dhe emërtimin e pjesëve të qarkut elektrik.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës.

397

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!