22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësimi 2.3

Tema: Qymyri, nafta dhe gazi nëntokësor

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë vetitë kryesore të qymyrgurit, naftës dhe gazit natyror.

2. Të përcaktojë burimet kryesore të nxjerrjes së këtyre lëndëve.

3. Të tregojë përdorimet e secilës prej tyre.

4. Të vlerësojë rëndësinë e karburanteve në ditët që jetojmë.

Fjalë kyç: lëndë djegëse, rafi neri, karburant, nënprodukte, pus nafte, vendburim.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore, qymyr guri, naftë, foto nga vendburimet e naftës dhe qymyrit,

të dhëna për lëndë djegëse.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

diskutim i njohurive paraprake

lexim, përmbledhje në dyshe, tabela e

koncepteve

ditari dypjesësh

Veprimtaritë e nxënësve

diskutim i ideve

të lexuarit ndërveprues, paraqitje

grafi ke e informacionit

nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Cilët janë ata trupa që ushqehen? (Gjallesat)

Mund të shtoni ndonjë lloj tjetër?

A e dini se edhe makinat ushqehen?

Cili është ushqimi i tyre? (naftë, benzinë, vaj)

Pse nafta quhet ari i zi?

Çfarë dini për gazin natyror? Po për qymyrgurin?

Realizimi i kuptimit:

Hapen librat. Qymyrguri, nafta dhe gazi natyror quhen lëndë djegëse. Ato gjenden në

shtresat e tokës. Nxënësit i vëzhgojnë këto lëndë në tavolinat e tyre. Qymyrgurin e kanë

vendosur mbi një letër, ndërsa naftën e kanë vendosur në shishe të tejdukshme. Përshkruaj

vetitë vetëm duke i parë.

Për të mësuar më shumë rreth tyre, do të lexoni tekstin të ndarë në tri pjesë, bashkë me

shokun e bankës.

Pasi e lexojnë dhe bëjnë përmbledhjen, diskutohet me të gjithë klasën dhe plotësohet

tabela e koncepteve.

Lëndët djegëse

Qymyri

Nafta

Gazi natyror

Vetitë

I fortë, i zi, digjet, përpunohet

Lëng i trashë, i zi, digjet, më i

lehtë se uji, nuk përzihet me

ujin, përpunohet.

I padukshëm, me erë, digjet,

përpunohet

Burimet dhe vendburimet

Nëntoka, sipërfaqja e tokës,

Memaliaj, Kërrabë etj.

Nëntoka, Patos,

Kuçovë, Ballsh etj.

Nëntoka, Divjaka, Saranda,

Patosi etj.

Përdorimi

Lëndë djegëse në industri.

Lëndë djegëse ne industri,

karburant për automjetet,

gjeneratorët, tecet etj.

Në industri dhe jetën e

përditshme për ngrohje.

Të tregohen nënproduktet e naftës dhe të gazit natyror, si dhe përdorimet e tyre, duke u

ndihmuar nga fi gura e tekstit.

373

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!