22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

në mënyrë që të mos duket. Shoku tjetër nuk e sheh, por kur i thërret, ai përgjigjet. Pra, zëri

arriti te veshi i tij, ndërsa drita nuk kaloi poshtë bankës.

Këta shembuj provojnë se drita nuk përhapet në vijë të drejtë, por në drejtime të

ndryshme.

Lexohet materiali në tekst duke përcaktuar disa veti të dritës.

Eksperiment: Nxënësit provojnë përhapjen e dritës në vijë të drejtë, me anë të kartonëve

me vrimë dhe të burimit të rrymës (elektrikut). Prova kryhet për çdo dyshe nxënësish dhe më

pas plotësohet tabela.

Eksperimenti

1. Vendosim dy kartonët në mënyrë që të çarat të

jenë në një drejtim. I ndriçojmë ato me elektrik.

2. I vendosim kartonët në drejtime të ndryshme.

Vëzhgimi

1. Në mur shohim dritën e elektrikut.

2. Nuk shihet pika e ndriçuar në mur.

Përfundimi

Drita përhapet në vijë të drejtë.

Kartoni nuk e lejon dritën të kalojë.

Reflektimi:

Pesëvargësh për dritën.

drita

e ndritshme,

e shpejtë

ndriçon, përhapet, refl ektohet

përhapet në mënyrë drejtvizore

energji

Nxënësit vlerësohen me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës.

Mësimi 3.19

Tema: Përthyerja

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të provojë dukuritë e përthyerjes, refl ektimit dhe përhapjes së dritës.

2. Të tregojë 2-3 përdorime të vetisë së pasqyrimit.

3. Të përshkruajë parimin e ndërtimit të thjerrave.

4. Të identifi kojë katër mënyra të përdorimit të thjerrave.

Fjalë kyç: përthyerje, pasqyrim, refl ektim, përhapje, difuzion, thjerrë, lupa.

Mjetet: teksti i nxënësit, gotë, ujë, laps, pasqyrë, elektrik, thjerra.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

pyetja sjell pyetjen

eksperiment, lexim-përmbledhje në dyshe

tabela e koncepteve

Veprimtaritë e nxënësve

diskutim i ideve

të nxënit bashkëpunues

paraqitje grafi ke e informacionit

408

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Cili e ka shtëpinë larg shkollës?

Sa minuta të duhen për të ardhur në shkollë?

E dini sa minuta i duhen dritës për të mbërritur nga Dielli në Tokë? (8 minuta)

Si shpjegohet që ne dimë se Dielli është shumë larg nga Toka?

A dini ndonjë shpejtësi tjetër të madhe në natyrë? (e zërit, e avionit etj.)

Mendoni se drita përhapet me të njëjtën shpejtësi në trupa të ndryshëm? Pse mendoni

kështu?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!