22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Hapi IV. Punohet ushtrimi 3. Nxënësit do të shkruajnë emra në rasën dhanore, trajta e shquart në tabelë.

Mësuesi orienton nxënësit që në fi llim emrat e trajtës së pashquar t’i kthejnë në trajtën e shquar dhe, më pas

t’i vendosin në rasën dhanore.

E.

E. e shq.

Dh. e shq.

emër ketër metër dhelpër blerëse kandërr gurgdhendës

emri ketri metri dhelpra blerëseja kandrra gurgdhendësi

emrit ketrit metrit dhelprës blerëses kandrrës gurgdhendësit

3. Reflektimi: Punë në dyshe.

Nxënësit orientohen të nxjerrin fl etoret. Krijojnë dyshe me shokun/shoqen. Secili do t’i japë shokut të lakojë

në trajtën e pashquar dhe të shquar një emër që mbaron më: -ës, -ër. Orientohen të përdoren fjalët e ushtrimit

2, 3.

Detyrë shtëpie. Punohet ushtrimi 4.

40

Rubrika: Njohuri gjuhësore - Drejtshkrim

Tema: Emra që mbarojnë në shumës me -e

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë saktë shumësin e emrave mashkullorë të tipit: dyqan, tregim, telegram.

• Të shkruajnë saktë emrat që në shumës mbarojnë me -e.

• Të përshtatë saktë mbiemrin me emrin në grupe fjalësh dhe në fjali.

Metoda dhe teknika: Punë e drejtuar, diskutim, manipulim fjalësh në fjali, veprimtari e pavarur.

Materiale:

Teksti, fjali të shkruar nga mësuesja në tabakë letre.

Fjalë kyç: Emra mashkullorë, shumës, mbaresa e.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Shpjegimi i temës nëpërmjet shembujve.

Hapi I. Në tabelë janë shkruar fjalitë:

Dje isha në një panair.

Këtë vit janë zhvilluar disa panaire.

Mira mori një telegram nga gjyshja.

Postieri shpërndau disa telegrame.

Le t’i analizojmë emrat e nënvizuar. Çfarë vini re?

një panair - emër, numri njëjës; disa panaire - emër, numri shumës

një telegram - emër, numri njëjës; disa telegrame - emër, numri shumës

Mësuesja pret që nxënësit të gjejnë ndryshimin që ndodh në numrin shumës ku emrat marrin mbaresën -e.

(Emrat e gjinisë mashkullore, në numrin shumës dalin me mbaresën - e, si emrat e gjinisë femërore)

2. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar.

Hapi I. Lexohet nga nxënësit zinxhir rubrika Mbaj mend.

Hapi II. Punohet ushtrimi 1. Nxënësit kthejnë në numrin shumës në trajtën e pashquar emrat.

një tekst

disa tekste

një personazh disa personazhe

një element

disa elemente etj.

Hapi III. Punohet ushtrimi 2. Kthe në numrin njëjës emrat dhe mbiemrat.

disa dete të thella një det i thellë

disa lloje të ndryshme një lloj i ndryshëm

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!