22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Në dyshe nxënësit shkëmbejnë fl etët dhe kërkojnë nga njëri-tjetri shpjegime për fjalët dialektore që kanë

sjellë. Ata japin mendimet e tyre për fjalët e gjetura dhe përpiqen t’i mësojnë ato.

dialekt - variant i gjuhës së një populli, i cili përdoret nga një grup njerëzish që banojnë në një truall, pak a

shumë të kufi zuar, dialekti i Veriut (gegërishtja), dialekti i Jugut (toskërishtja).

gjuha që përdorin njerëzit në një territor të caktuar

dialekti

toskërishte (në Jug të Shqipërisë)

gegërishte (në Veri të Shqipërisë)

(nënë, është, ëmbël, rëra, ...) (nanë, asht, ambël, rana, ...)

Fjalët me /â/ të gegërishtes në toskërishte shqiptohen me /ë/, apo fjalët me /n/ në toskërishte shqiptohen me /r/.

2. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar, punë në grupe.

Hapet teksti në faqe 177. Lexohen shembujt dhe njohuritë gjuhësore rreth dialekteve të gjuhës shqipe.

Lexohen poezitë e poetëve N. Frashëri, A. Z. Çajupi, Gj. Fishta, N. Mjeda.

Të ndarë në grupe nxënësit gjejnë fjalët dialektore në poezitë përkatëse.

Grupi I: Poezia “Nuk e harron mëmëdhenë” (N. Frashëri)

(rronjë, fl uturonjë, mënt, hapetë, ndë, mblidhetë, dhet, ndrrohet, qetohet)

Grupi II: Poezia “Robëria” (A. Z. Çajupi)

(kshtu, të të sho, tëborë, nukë)

Grupi III: Poezia “Gjuha shqipe” (Gj. Fishta)

(kanga, vallzon, ambli, lmon, drandofi llit, gjama, rrfes zhgjetare, njij, njashtu, â, shqiptare)

Grupi IV: Poezia “Guxo” (N. Mjeda)

(s’rezikohet, asht’, shkum’, vedi, tuj, pritue, kurrgjasend, qitet, trimni)

Çdo përfaqësues i grupit jep shpjegimin me gojë të fjalëve dialektore të përdorura në poezi.

3. Reflektimi: Punë e pavarur.

Nxënësit shkruajnë dallimet ndërmjet fjalëve dialektore në poezinë e N. Mjedës dhe A. Z. Çajupit.

P.sh.: s’rezikohet → s’rrezikohet

asht’ → është

kshtu → kështu

të të sho → të të shoh etj.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruaj 10 fjalë dialektore duke dhënë edhe shpjegimin letrar të tyre.

Rubrika:

Tema:

Lexim

Lulja më e bukur

Objektivat: Nxënësi në fund të orës të jetë i aftë:

• Të lexojë qartë e rrjedhshëm tregimin.

• Të shqiptojë saktë fjalët në dialektin e gegërishtes.

• Të nxjerrë mesazhin e dashurisë për vendlindjen.

• Të lexojë në role tregimin.

158

Mjetet:

Teksti, zarf, pamje nga lule të ndryshe.

Fjalë kyç:

Lule, atdhe, kopsht.

Aftësitë:

Të lexuarit, të shqiptuarit, të dramatizuarit, të kuptuarit.

Metoda dhe teknika: Punë në grup, harta mendore, lexo – kupto – diskuto, lojë në role.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!