22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 1.7

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Tema: Kodra

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë kushtet e favorshme që u ofron kodra njerëzve.

2. Të emërtojë të paktën tri kodra në territorin shqiptar.

3. Të dallojë kodrën nga mali.

4. Të përshkruajë shndërrimet që u ka bërë njeriu kodrave.

Fjalë kyç: kodër, mermer, rërë, zall, argjilë, tarraca, drithëra.

Mjetet: teksti i nxënësit, harta reliev, fletore, foto nga zonat kodrinore.

Metodat mësimore

përvijimi i të menduarit

pyet sërish

harta e konceptit

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

të nxënit bashkëpunues

paraqitje grafi ke e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

- Ç`quajmë elemente natyrore?

- Pse ndryshojnë nga elementet artifi ciale?

- A është fshati një mjedis natyror? Pse?

- Çfarë të kujton fjala kodër?

- A është ajo mjedis artifi cial? Pse?

- A ngjan kodra me fushën?

- Nëse do t’u jepeshin tri lartësi dhe fjalët: kodër, mal, fushë, si do t’i renditnit ato?

- Lihen nxënësit të vizatojnë një fushë, një kodër dhe një mal.

Realizimi i kuptimit:

Hapen librat dhe njihen nxënësit me problemin e ditës.

Një përgjigje e parë e pyetjes së problemit jepet vetëm duke parë fi gurat e librit.

Njohuritë e reja nxënësit do t’i marrin duke lexuar materialin e ri në grupe dyshe, me teknikën

“Pyet sërish”. Një nxënës do të lexojë paragrafi n e parë, ndërsa nxënësi tjetër bën pyetje për

pjesën e lexuar.

Ai që lexoi duhet t’i përgjigjet dhe të dy bien dakord për përgjigjen e saktë.

Më pas materiali diskutohet me të gjithë klasën.

Kjo bëhet pas çdo paragrafi ose kur mbaron i gjithë mësimi.

Paragrafi I - klima dhe përbërja e tokës.

Paragrafi II - shndërrimi në tarraca.

Paragrafi III - livadhet.

Paragrafi IV - përpunimi i prodhimeve.

Paragrafi V - kodra për turizëm.

Punohet me hartën fi zike. Nxënësve u tregohet ndryshimi midis fushave dhe maleve, duke

u nisur nga lartësia dhe nga ngjyrat. Emërtohen disa kodra dhe tregohen në hartë.

Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit fotot e kodrave që kanë sjellë. Mësuesi mund t’ua tregojë se

ku shtrihen ato në hartë.

Reflektimi:

Lexohet rubrika “Unë zbulova se”.

338

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!