22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mbiemri tregon një cilësi të emrit dhe zakonisht qëndron pas emrit, kurse ndajfoljet plotësojnë kuptimin e foljes

dhe qëndrojnë zakonisht pas saj.

Hapi VI. Punohet ushtrimi 5, nxënësit shkruajnë në fl etore ndajfoljen përbri mbiemrit.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimit 6. Nxënësit duhet të shkruajnë ndajfoljet me kuptim të kundërt.

Ora II

Tema: Ndajfolja

Gjatë kësaj ore, nxënësit punojnë ushtrime të Fletores së punës.

Rubrika:

Tema:

Lexim

Në bregun e pulëbardhave

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin në role.

• Të punojë fjalorin me grafi kun organizues të fjalorit.

• Të dallojë strukturën e tekstit: hyrja, zhvillimi dhe mbyllja.

• Të dallojë llojin e tekstit duke u bazuar në elementet e tij.

Mjetet:

Fjalë kyç:

Metodologjia:

Teksti, pamje nga bota ujore, enciklopedia për fëmijë, atlase të botës ujore.

Bregu i pulëbardhave, liman, pendët e notimit, fyza e frymëmarrjes, kep, algë,

guaskë, iriqë, gjah, veprimtari.

Stuhi mendimesh, të nxënit në bashkëpunim, ditari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Stuhi mendimesh.

- Çfarë dini për botën ujore?

Nxënësit japin idetë e tyre. Mund të plotësohet dhe një kllaster.

Çfarë ka në brendësi të saj?

Si është pamja e botës ujore? Bota ujore Llojet e peshqve dhe gjallesave.

2. Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim, të dëgjuarit, punë në grupe dhe në çifte, lexim me role.

I. Prezantohet titulli i tregimit nga mësuesi/ja.

Lexohet tregimi nga mësuesi/ja. Udhëzohen nxënësit të jenë të vëmendshëm në lidhje me personazhet,

pajimet që do të marrin me vete, gjahun që do zënë.

Pas leximit punohet rubrika Dëgjojmë, për të ushtruar të dëgjuarit e vëmendshëm.

Nxënësit plotësojnë çfarë mbajnë mend nga leximi.

Personazhet e tregimit janë: Beni, Miri dhe Edi.

Ata morën me vete: pendët për peshkim, maskat për të parë nën ujë, fyzën e frymëmarrjes, fuzhnje, qese najloni.

Gjahu i tyre ishte: 50 iriqë, 70 kërmij, 7 gaforre, 3 yje, 60 guaska.

Punohet në çifte fjalori i fjalëve të reja me anë të organizuesve grafi kë të fjalorit. Produkti i tyre duhet të jetë

i përbashkët.

Lexim në role i tregimit.

II. Punohet rubrika Kupto tekstin. Nxënësit punojnë në grupe.

Grupi I. - Në ç’stinë zhvillohet ngjarja?

- Ku shkojnë fëmijët për të gjuajtur?

87

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!