22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Matematika 4”

Mësimi 3

Tema: Numërori i zbërthyer

Objektivi i përgjithshëm:

Objektivi minimal:

Objektivi mesatar:

Objektivi i lartë:

Mjetet:

Struktura:

Të zbërthejë numërorin sipas vendvlerave të çdo shifre.

1. Të njohë klasat dhe vendvlerat e klasave te numërori.

2. Të zbërthejë numërorin e dhënë sipas vendvlerave.

3. Të operojë me vendvlerat e një numri.

Numëratore, libri, fl etë pune.

Evokim Realizim Reflektim

Stuhi mendimesh Di - Dua të di - Mësova Puno dyshe –

diskuto në klasë

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Stuhi mendimesh

- Çfarë vlere ka 1 kub i vogël, 1 shufër, 1 pllakë, 1 kub i madh te numëratorja?

- Jepet numri 4567. Përcakto sipas mënyrës së mësipërme vlerat e shifrave të numrit.

- Nxënësit punojnë me ushtrimin (rubrikën “kujto”) në libër.

- Ndalojnë në dy numrat e fundit.

Realizimi: Di – Dua të di - Mësova

Në numrat e mësipërm nxënësi përcakton se çfarë dinte, pra vlerat në klasë të thjeshtë,

por nuk di vlerat e klasës së mijësheve.

- Mësuesi ndalon dhe pyet:

Pse quhet sistem dhjetor sistemi i numrit në ditët e sotme?

Pra në numrin 12030 = 12 kube të mëdhenj, 0 pllaka, 3 shufra, 0 kube të vegjël.

Pra grupi i mijësheve ka kaluar sistemin e dhjetësheve.

Mund të themi se kubi i madh ka 10 mijëshe dhe 2 njëmijëshe.

- E njëjta sqarohet për numrin 320 437.

- Konkluzioni: numri 6-shifror ka 2 klasa.

Numri 6-shifror

Klasa e mijësheve

QM DHM NJM

Klasa e thjeshtë

Q DH NJ

Shih ushtrimin “Të punojmë së bashku” me metodën e numëratores.

- Kërkohet nga nxënësit të përcaktojnë:

- Pse goglat e numëratores janë me ngjyra të ndryshme?

- Çfarë paraqesin goglat e verdha? Po portokallitë etj.?

Reflektimi: Puno dyshe – Diskuto në klasë

Jepet ushtrimi “Provo veten”. Pasi diskutohet puna e tyre në dyshe, mësuesi duke marrë

përgjigjen e secilit nxënës nga dyshet shënon në dërrasë numrat e formuar.

- Kërkohet nga nxënësi për çdo numër të formuar të lexojë vendvlerën e çdo shifre.

- Më pas t’i radhiti nga më i vogli te më i madhi (këtu bëhet dhe krahasimi i tyre).

Detyrë shtëpie: Fletë pune, faqe 8.

202

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!