22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Hapi III. Punohet rubrika Punë në grup.

Diskutoni se cilin nga emrat e mësipërm e kanë të afërmit tuaj apo personazhet e librave që keni lexuar.

3. Reflektimi: Hapi I. Punë me Fjalorin e emrave shqip.

Nxënësit punojnë me fjalorin. Ata gjejnë dhe lexojnë emra shqip.

Hapi II. Nëse ka kohë, mësuesja mund të plotësojë një shembull të tillë:

Cilësitë e mia sipas shkronjave që ka emri.

Agim

Ai është shumë i sjellshëm.

Gëzon respektin e të gjithëve.

I pëlqen të ndihmojë të tjerët.

Miku i tij më i mirë është libri.

Mund të realizojë një rrjet të dytë diskutimi:

Po

A do të të pëlqente të kishe një emër

tjetër apo të pëlqen emri që ke?

Jo

Përfundimi: .............................................................................................................................

Të gjitha këto janë veprimtari të sugjeruara që mund të punohen edhe në orën e veprimtarisë ekstrakurrikulare.

Rubrika:

Tema:

Njohuri gjuhësore

Emri

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë emrin në tekstet e dhëna.

• Të dallojë emrat që tregojnë edhe ndjenja, ide, mendime etj.

• Të dallojë emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm.

• Të analizojë emrin sipas: llojit, gjinisë, numrit.

• Të shkruajë saktë emrat e përveçëm duke përdorur shkronjën e madhe.

Metoda dhe teknika:

Materiale:

Fjalë kyç:

stuhi mendimesh, punë në çifte, punë e pavarur, punë e drejtuar.

teksti.

emër, i përgjithshëm, i përveçëm, ndjenja, ide, mendime.

Zhvillimi i mësimit

Kjo është një orë përsëritjeje e njohurive, që tashmë nxënësit kanë marrë gjatë klasës së dytë dhe të

tretë.

1. Evokimi: Stuhi mendimesh.

Hapi I. Ora e mësimit fillon me një stuhi mendimesh, ku nxënësit kujtojnë të gjitha njohuritë që kanë marrë

për emrin.

28

2. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar.

Hapi I. Nxënësit lexojnë në heshtje materialin e paraqitur në tekst. Pasi lexojnë, plotësojnë sipas

kërkesave.

Hapi II. Punohet ushtrimi 1, ku nxënësit nënvizojnë emrat dhe shkruajnë në fl etore se çfarë tregojnë (njerëz,

kafshë, sende, vende dhe gjëra të tjera). Mësuesi i drejton të thonë emri tregon edhe mendim, ndjenjë, ide etj.

Në mësimet pasardhëse nxënësit do të bëjnë ndarjen e emrave në konkretë dhe abstraktë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!