22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Udhëzohen nxënësit që të mbyllin sytë dhe të imagjinojnë një situatë në familje kur ikin

dritat. Imagjinata e tyre drejtohet nga mësuesi, i cili lexon ngadalë fjalitë e mëposhtme:

Është mbrëmje. Jeni duke parë televizor. Vëllai po mëson, ndërsa mami gatuan darkën.

Në këtë moment ikin dritat. Ju mërziteni, se nuk patë dot fi lmin. Vëllai kërkon ndriçuesin, që

të lexojë. Pas pak është koha për të ngrënë, por darka nuk është gati…

Nxënësit hapin sytë dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin emocionet që provuan.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit punojnë në grupe për të komentuar fi gurat e pjesës së parë të tekstit. Qëllimi

është të tregojnë rëndësinë që ka përdorimi i energjisë elektrike në familje. Duhet të pranohet

edhe ndonjë ide ndryshe, si p.sh.: shtëpia mund të pastrohet edhe me fshesë të zakonshme,

kështu kursejmë energjinë.

Nxënësve u shpjegohet rreziku nga elektriciteti. Vëzhgohen me kujdes fi gurat dhe nxirret

nga një rregull për secilin prej tyre.

Bëhet një bisedë për rëndësinë e kursimit të energjisë. Nxënësit sjellin shembuj të kursimit

nga familjet e tyre. Bëhet dallimi midis përdorimit dhe kursimit të energjisë. Plotësohet tabela

bashkë me nxënësit.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Përdorimi i energjisë elektrike

1. Makina larëse lan rrobat.

2. Llamba na ndihmon të shikojmë, lexojmë etj.

3. Frigoriferi ftoh ushqimet.

Kursimi i energjisë elektrike

1. Mos e përdor makinën larëse me pak rroba.

2. Llamba duhet fi kur kur nuk jemi në dhomë. Duhet

të përdoren llamba që harxhojnë më pak.

3. Nuk duhet lënë hapur dera e frigoriferit.

Lexohen kuriozitetet që kanë sjellë nxënësit për pajisjet elektro-shtëpiake.

Reflektimi:

Nxënësit paraqesin në një poster këshillat për mbrojtjen nga elektriciteti. Punët e tyre

vendosen në mur. Ata vlerësojnë njëri-tjetrin.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës.

Material shtesë për mësuesin:

Makinat e para për larjen e rrobave janë përdorur në vitin 1900, por, ato nuk kishin motor. Larja

bëhej duke rrotulluar me dorë një cilindër.

Fshesa e parë elektrike u shpik në vitin 1904. Në fi llim ato u shitën në SHBA.

Më 1890, u shpik frigoriferi i parë për ta mbajtur ushqimin të ftohtë. Më vonë, rreth vitit 1910,

frigoriferi përdorej edhe për ngrirjen e ushqimit.

Ajri i kondicionuar është përdorur për herë të parë në SHBA, më 1911.

401

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!