22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Hapi i tretë

Zhvillohet konkurs midis grupeve në klasë. Pyetjet e konkursit duhet t’i bëjnë vetë nxënësit,

duke i përgatitur në shtëpi. Kjo i ndihmon ata për të kuptuar me logjikë njohuritë shkencore.

Nëse shihet e vështirë kjo mundësi (varet nga niveli i klasës), këshillohet të bëhen pyetjet

e mëposhtme.

Pyetje me argumentim

1. Si e kupton fjalën energji?

2. Ç’janë burimet ripërtëritëse?

3. Përshkruaj përftimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali (termocentrali, centrali diellor).

4. Trego pjesët e një qarku elektrik.

5. Ç`janë përçuesit dhe veçuesit?

6. Thuaj tri përdorime të elektricitetit, por jo në familje.

7. Jepi shokut tri këshilla për t’u mbrojtur nga elektriciteti.

8. Pse duhet ta kursejmë energjinë elektrike?

9. Si mund të formohet një elektromagnet?

Përgjigje rrufe me po ose jo

1. Ne e marrim energjinë nga ushqimi.

2. Dielli është burimi kryesor i energjisë.

3. Energjia nuk mund të transformohet.

4. Dy format kryesore të energjisë janë: e ruajtur dhe e lëvizjes.

5. Nafta është burim ripërtëritës.

6. Fjala hidro ka lidhje me nxehtësinë.

7. Gejzerat dalin nga brendësia e tokës.

8. Gjeneratori prodhon energji elektrike.

9. Turbina ndodhet te çdo central elektrik.

10. Në shtëpitë tona a ka qark elektrik?

11. Hidrocentralet ndotin mjedisin.

12. Hekuri është përcjellës.

13. Qelqi është veçues.

14. Elektromagneti punon me rrymë elektrike.

15. Të gjitha linjat elektrike janë në ajër.

16. Pjesën më të madhe të energjisë e marrim nga hidrocentralet.

17. Ngarkesat me elektricitet të njëjtë tërhiqen.

18. Energjia e erës është burim ripërtëritës.

Nxënësit mund t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje enigmë.

Vlerësohen me notë nxënësit që u aktivizuan gjatë kësaj ore.

Detyrë shtëpie: Jepet të lexojnë faqen e dytë të përsëritjes dhe të hartojnë vetë disa rregulla

për mbrojtjen nga energjia elektrike në formën e posterit.

404

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!