01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Fjalori / Dicţionarul HÆMUS

Toleranca

Toleranca (lat. tolerare) është një term social, etik dhe fetar, që gjen zbatim

në një bashkësi ose individ dhe përcakton respektimin e lirisë së tjetrit, të

mënyrës së tij të të menduarit e të sjelljes, sidhe të opinioneve të tij të

çfarëdo natyre qofshin (politike, fetare etj). Nocioni i tolerancës u shfaq në

historinë e kulturës evropiane në fillimshekullin XVI, në lidhje të ngushtë

me mendimin humanist, të mishëruar në personin e Erasmus-it të

Rotterdam-it, i cili u përpoq të luftonte fanatizmin fetar. Ndër personalitetet

e tjera që u shquan për qëndrim tolerant konseguent në ballafaqimin me

opinione ose mendime të tjera ndaj botës, përmendim Xhon Lok (1632-

1704), Volter (1694-1778) dhe Gotthold Lesing (1729-1781). Në „Letrën

mbi tolerancën” („A Letter Concerning Toleration”, 1689), Xhon Lok

rekomandon tolerancën si reagim ndaj sjelljes të çartur. „Duhet duruar ajo

që është kundër zakoneve të përbashkëta” vinte në dukje ai. Volterit i

atribuohet një frazë, që cilësohet si deviza e tolerancës: "Je n'aime pas vos

idées, mais je me batterai jusqu'à la mort pour que vous puissiez les

exprimer" („Nuk më pëlqejnë idetë tuaja, por do të luftoj deri në vdekje që

ju të mundni t'i shprehni ato”). Në dramën „I mënçuri Nathan”, Lesingu,

gjithashtu, mbron lirinë fetare. Kushtetutat e shteteve demokratike moderne

garantojnë forma të ndryshme të lirisë individuale dhe në grup, si, bie fjala,

lirinë e shprehjes dhe atë fetare. Toleranca është përfshirë në „Deklaratën

Universale të të Drejtave të Njeriut” të 1948-ës të Organizatës së Kombeve

të Bashkuara. Prandaj njëra nga veçoritë e shoqërisë moderne është

pluralizmi, sidhe dialogu i përhershëm ndërmjet bindjeve të ndryshme

shpirtërore, morale dhe fetare, për krijimin e një uniteti në diversitet.

Toleranca ka caqet e veta në normat e së drejtës, të cilat rregullojnë

bashkëjetesën e pjesëtarëve të shoqërisë, për mbrojtjen e dinjitetit e të lirisë

së njerëzve.

Intoleranca

Është e kundërta e tolerancës, që mund të shkojë deri në fanatizëm.

Ekziston vetëm një gjë që nuk mund të tolerohet dhe pikërisht intoleranca.

Toleranţa

Toleranţa (lat.: tolerare = a suporta) este un termen social, etic şi religios

aplicabil unei colectivităţi sau individ, care defineşte respectul libertăţii

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!