01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

atdhetë mes të cilëve je lindur dhe që, pas ikjes sate nga kjo botë, do të

vazhdojnë të ndeshen, ose njeri do të dorëzohet.

Anija

Arian Leka e ka parë fillimisht botën nga, ose me sytë e Durrësit – ish

Dyrrahium, truall i bekuar ku u themelua njëra nga bashkësitë e para

shpirtërore të monoteizmit. Në hapësirën e Durrësit gjithmonë kanë sunduar

të paktën tri kohë: lashtësia, e tashmja dhe ajo kohë që njëson paprerë

kohërat vetjake të të gjithë atyre që vijnë në breg apo që ikin nga bregu. Në

Durrës mbaron bota prej toke dhe fillon bota prej deti e qiejsh. Por në

Durrës ndodh edhe e kundërta. Për këtë arsye simbolet – kyçe të Arian

Lekës janë deti, rëra, anija, peshkatari, rrjeta, fuzhnja, Durrësi, folklori

qytetar, akasha e letrave shqipe, aromat e periudhave të lumtura të qytetit

bregdetar e bregqiellor, arkaizmat si mjete për të njësuar, ose thjesht për të

mos ndarë dy kohë, njëra më shpirtërore, tjetra më lëndore, zogjtë, vetmia

etj. Poeti sikur stërvitet të zhvarrosë një botë të tërë, shumë më të hijshme e

më njerëzore se e tashmja, një botë fanitja e së cilës, në një çast kulmor,

mund dhe duhet të përmbysë gjithë mendësinë tonë të rrënjosur nga e

përditshmja. Kjo botë rri e stivosur harmonishëm në një anije vigane e të

padukshme, një anije që rinohet njëherazi me plakjen e shpejtë të gjërave

dhe me zvjerdhjen e ngjarjeve, dhe që endet rreth e përmes ditës jo se s’ka

brigje, por se pret që ta hedhë spirancën në brigjet që sjell me vete. Sepse

anija është një univers që endet brenda një universi të cilit i jep leje t’i endet

në brendësi. Kjo është e pamundur dhe paradoksale për logjikën me një sy,

por është mëse e natyrshme për Poezinë, ashtu siç është për Durrësin,

Pogradecin, Vlorën etj.

Anijen-univers e prin një poet, më saktë zëri i poetit. Zëri që s’mund ta

ndryshojë botën, por që të paktën ngulmon të mos e lerë të rrënohet më tej.

Apo vetëm një grimë pas rrënimit të plotë, mbi shkretinë e mbetur mund të

shtrohen brigjet që ndodhen në anije? Duke vënë re se si ecin punët jashtë

anijes, jo rrallë poetit ia çart gjumin një pyetje që s’ka lënë shkrimtar pa

trandur. Të rrosh a të mos shkruash? Shumë kohë më parë, një sivëlla i

poetit, Mihai Eminesku, i përcillte lexuesit dhe binjakëve të vet shpirtërorë

një strofë rrënqethëse: Se ç’është në këtë botë, dhe ç’është sot poeti / Që

zërin vetmitar pak ia dëgjon, kush do/ Vërtitet i panjohur mes botës që e

treti / Kurrkush nuk do t’ia dijë në rron më apo jo / Një copëz vele është, një

zemër, flluskë-e kotë / Që ndruajtur rropatet në motin zemërhekur / Më mirë

të mos qe shfaqur ai në këtë botë / Në vend të vdiste sot, më mirë dje të kish

vdekur 103 .

103 Shqipërim i imi – A.-Ch. Kyçyku.

418

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!