01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

allkanike. Në thelb, është ajo histori e koklavitur marrëdhëniesh mes

Lindjes e Perëndimit, që shpesh emërtohet “fati ynë” i zi, i hidhur, mallkimi,

marrëzia, mercenarizmi, tradhtia, lapërdhia, lënia në baltë etj. Monsinjori

Vladimir Gjika do të ishte nga ëndërruesit më të mëdhenj të pajtimit mes

Perëndimit dhe Lindjes dhe, si të gjithë ëndërruesit e mëdhenj, do t’i falte

këtij pajtimi të mundshëm gjithë jetën e vet, duke dhënë një ndihmesë

shumë më të madhe se sa ata që i shterin ëndrrat nëpër fjalime e libra pa

bukë. Perëndimi zgjon mallin për të paparashikueshmen, thotë ai. Lindja

pret befasinë mrekulluese. Dielli e fton njërin: “Eja pas meje drejt së

Panjohurës”. Pragu i mistershëm, Burim yjesh, i thotë tjetrit: “Ç’do të

shfaqet vallë në horizont?”. Jo rastësisht Gjikajt vijnë nga Shqipëria, linden,

rriten, shkollohen, martohen dhe floritin fillin e pushtetit të dukshëm e të

padukshëm anembanë botës, kanë shumicën e varreve në Rumani (alias

“Portat e Orientit”), Francë e gjetkë, shkruajnë në disa gjuhë dhe bëhen

pjesë e një Evrope që vetëm pas rreth dy mijëvjeçarësh ndarjeje ndjen se

vajtimi i një fati të skëterrshëm dhe galdimi i një fati të ndritshëm janë

njëlloj afër.

I ati i meshtarit të ardhshëm, Joan Gjika (1830-1881), burrë shteti, gjeneral,

ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm në Bukuresht, ambasador në Stamboll,

Vjenë, Romë dhe Peterburg, ndodhej me detyrë në qendër të Perandorisë

Osmane, kur, pikërisht më 25 dhjetor të 1873-shit, në ditën e Krishtlindjeve,

lavdisë së varreve dhe të të gjallëve do t’u shtohet Vladimir Gjika, princ i

lindur, mbrujtur me dhunti e tipare që, ende pa u pjekur, duhet ta shtyjnë të

zgjedhë një karrierë të shkëlqyer diplomatike, ushtarake, qeveritare etj. Si

shumica e antarëve të farefisit, foshnja nuk e sheh dritën e diellit në një

atdhe të caktuar, por në mërgim. Ndoshta ishte një shenjë, sepse Monsinjori

nuk do të ketë përveçse atdheun e përhershëm të të përkushtuarve: Qiellin.

Ndokush mund të habitet se si, pas një përvoje mërgimi shumëvjeçare,

mendja e Monsinjorit nuk është ngutur për asnjë çast që të nxjerrë perla nga

lotët prej mërgimtari. Ndjenjat dhe trandjet e përjetuara në mërgim, jashtë

një shteti, jashtë një atdheu, jashtë një shtëpie, në përpjekje për t’i shkrirë të

gjitha tokat në Tokën që s’bjerret kurrë, i ka marrë me vete në botën tjetër

dhe duket se i ka përftuar si bekime. Sepse çdo dhembje e mprehtë e një

mërgimi nuk është veçse një dëshmi më tepër që i përkasim qiellit. Vladimir

Gjika rregjet qysh në vegjëli me udhët, me portat, mes të cilave duhet të

zgjedhë e të kaptojë më të ngushtën, me njerëzit që flasin gjuhë të huaja, në

një botë pa kufij, ose me kufij që më fort afrojnë, se sa ndajnë. Kjo e stërvit

të mos e ndjejë dëshpërimisht peshën dhe hidhërimin që shkaktojnë kufijtë,

por edhe që të zhbirojë, të njohë dhe të matë saktësisht marrëzinë e

regjimeve çnjerëzore.

Jeta e tij fillimisht nuk e braktis shtratin ku ka rrjedhur kaherë pushteti,

lavdia dhe misteri i farefisit të vet: në moshën tetë vjeçare mbetet jetim nga

i ati. Princesha Aleksandrina, – e cila do të vdesë në vitin 1914, pasi i biri

273

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!