01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KOMBET NË EVROPË

NEAMURILE ÎN EUROPA

IRENA LUTO 65

Rumani - një vit pas hyrjes në Bashkimin Evropian

Poeti i madh rumun, Mihai Eminescu, shkruante: "Çfarë të uroj ty e

dashura Rumani, vendi im i lavdishëm, vendi im i mallit, krahët nervoze,

armë të forta, në të shkuarën e madhe, në të madhen ardhmëri".

Shumë rumunë e kanë pritur me ankth mbërritjen e Rumanisë te finishi BE,

atje ku e dëshironin në gjirin e Evropës së vjetër, të cilës gjithmonë kanë

besuar se i përkisnin me të drejtë.

Të qënit për një kohë të gjatë pjesë e kampit lindor komunist, qe një

ndëshkim i madh për këtë popull latin të zënë në mes të sllavëve të Lindjes.

Këto opinione i kam dëgjuar shpesh në kohën kur isha studente në

Bukuresht.

Rumania ku gratë përshëndeten me fjalët "vă sărut mâna" (ju puth dorën)

dhe ku frëngjishtja është një gjuhë që flitet masivisht, për ne studentët

shqiptarë ishte perëndim.

Parisi i vogël, qyteti me mjaft kulturë, ku hidheshin në treg kaq shumë

botime, ku njerëzit lexonin kaq shumë dhe ku teatret e shumta kishin

spektatorë edhe të klasës punëtore.

Rumania dhe kryeqendra e saj Bukureshti tani janë në BE, por çfarë ka

ndryshuar në jetën e këtij vendi dhe a ka filluar korrja e fryteve të këtij

procesi të gjatë?

Fshatarët dhe rregullat e reja

Është herët në mëngjes në një ditë të ftohtë nëntori dhe rreth gjysëm ore me

makinë nga Bukureshti kemi ndaluar në një treg fshatar të prodhimeve

bujqësore dhe blegtorale.

Tregu me tezga të pambuluara duket si një vend i ngritur brenda natës. Aty

produktet blegtorale tregtohen jo shumë larg rrugës automobilistike. Ka

shumë baltë përreth, tek e cila duken gjurmë rrotash e galloshes. Në këto

gjurmë nuhasin qentë vagabondë.

65 IRENA LUTO, gazetare e BBC-së, seksioni shqip, në Londër. Materiali botohet me

pëlqimin e autores.

224

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!