01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MEDALION

ANTON ÇEFA

U lind në Shkodër në vitin 1934, në një familje antikomuniste, me tradita

atdhetare e kulturore. I ati, Shtjefën Çefa, ka qënë një ndër themeluesit e

“Bogdani”-t (1919-1944), shoqëri e shquar kulturore laike demokratike.

Kreu shkollën fillore e të mesme dhe Institutin Pedagogjik 2-vjeçar në

Shkodër, dy vitet e fundit të arsimit të lartë në Universitetin e Tiranës, në

Fakultetin e Histori-Filologjisë (me korrespondencë). Ka shërbyer si mësues

në shkolla 8-vjeçare dhe të mesme. Mbas rënies së diktaturës, u bë një ndër

themeluesit e antar i këshillit botues të gazetës “Shkodra”, i pari organ

shtypi lokal demokratik në Shqipëri. Gjithashtu ka qënë anëtar i këshillit

botues të revistave “Rrezja e jonë” dhe “Kumbona e së Dielles”, që filluan

të dalin në Shkodër në atë kohë. Për një periudhë të shkurtër ka punuar si

drejtor i Radio Shkodrës. Në vitin 1993 emigroi familjarisht në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës. Që nga viti 1994 është editor i gazetës “Dielli”,

organ i Federatës Panshqiptare Vatra. Ka botuar përmbledhjet poetike:

“Dritarja e një britme” (1999), “Heshtja ka tingull guri” (2002), “Fjalë në

vargoj të muzgët” (2003). Ka gati për botim librat: “Psikologjia etnike e

popullit tonë - tradita”; “Edukatë popullore shqiptare”, “Kritikë letrare:

syzime-analiza-intervista”, “Ftillime publicistike”, “Portrete”, “Me Nolin e

Konicën tek ‘Vatra’ - ese”, sidhe një përmbledhje poezish të përkthyera nga

italishtja dhe anglishtja.

Etja për nji delir të blertë

Kur në qiell të andrrës sime prek

Me duer të brishta,

Zgjohen vegime të ylberta mallesh.

Engjuj me brerore drite zbresin

Mbi meloditë e dhimbjes

Që s' ka të sosun.

E duer akordesh të çuditshme

Ndalojnë flutrim'n e kohës.

Etja më merr për nji delir të blertë.

109

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!