01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

luftëtarë i lirisë, i bukur si grek, që sillej qiejve si Apolloni... Ndërsa i pari

është hero real, i njohur i Pavarësisë, arvanitasi nga Hidra, Odise Andruci, e

siç e vlerëson poeti “një nga figurat dominante të historisë njerëzore”. Liria

kërkon virtyt dhe guxim” - ky është mesazhi i poetit i përcjellë nëpër

kohëra.

Andreas Empirikos e vlerëson i pari poemën e mikut të tij, dhe i thotë në

mënyrë patetike: “Nikos Engonopulos! Shkëmb i ashpër i Elbasanit dhe

dantellë e butë gjelbëroshe e Bosfori, të përshëndes shqiptarçe, me dorën

time të djathtë përmbi zemër, dhe pëllëmbën time të ngrohtë të shtrirë

paralelisht në cilëndo tokë që shkel… Shqiptarogreku i famshëm...

Mrekullia e Elbasanit!”

Psikoanalisti Empirikos, ka dhe ai peripecitë e tij në luftën civile (1946-

1949), ku Niko pati dezertuar, për të mos marrë pjesë në atë luftë

vëllavrasëse, ku Greqia në vend të korrte frytet e fitores, u ndodh edhe

njëherë tjetër në vorbullën e përçarjes. Miku i tij, Empirikos, si bir armatori,

kapet nga forcat e EAM-it, të cilat marrin vendim për ta pushkatuar. Ai

mundi që të arratisej dhe të emigrojë në Francë.

Me pasionet e tij të furishme, njeh në Zyrih të Zvicrës, studenten bukuroshe

nga Përmeti, Vivika Zisi dhe zbulon tek ajo Beatriçen, të cilën do ta

hymnizonte.

Julia Kristeva, semiologe dhe psikanaliste bullgare, që jeton sot në Paris, e

ka si shembull në historitë e dashurisë për “këta aventurierë të psikizmit që

quhen shkrimtarë, që shkojnë në fund të natës, aty ku dashuritë tona nuk

guxojnë të rrezikohen.”

Miltos Sahturis, një nga poetët e mëdhenj grekë, shkruan për Engonopulon

se ai është ndër më të diturit. Elitis shkruan: “Askush s’e njeh më mirë se ai

poezinë franceze.”

Poezia lirike e Engonopulos është vizionare, me fjalë që sheh, përcepton

imazhe, ngjyra krijon një gjendje habie e mahnitje. Elitisi, Empirikos,

Engonopulos duke qenë në epiqendrën e sublimimit të surealizmit në Paris,

krijuan poezinë-pikturë dhe pikturën-poezi me mjetet specifike shprehëse.

Gjoksi i bukur i gruas si një tablo. Zemra e poetit është si pylli në mesnatë,

sa herë humbet, përmes shiut ndjen fëshfërimat e fustanit që fsheh trupat e

ngrohta që shfaqen e trembin vetëtimat. Jeta i zë besë vijave të fatit në

pëllëmbët e dashura, se femra është muzikë: lira, kitara, flauti, nga ku

gurgullon gëzimi, sepse edhe me sy ato i zbusin dallgët. Në imazhin

surrealist janë Bella Donna, Zonja Artemis, është bukuria metafizike e

skulpturave të Antikitetit, natyra, drita e çastit sublim ku secila prej femrave

ka pranë një vegël muzikore. Nëse i bashkon veglat muzikore në poezitë

dhe në pikturat e Engonopulos, bëhet një orkestër e madhe ku himnizohet

gruaja.

390

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!