01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sot, pas çastit që ndërkalla brenda intimit të kësaj poemthe

marrëzinë për t’ja shpallur çastin haptazi faqe botës,

i pashë një thinjë të re kokës sime në pasqyrë.

Për vite e vite me rradhë, rrallë që e shihja në fletore,

më shfaqej si onde flokëfoshnje që të cyt në ledha.

Herë si një petale që shtriqet në shtrat të pëllëmbës

diku për tu nisur nën puhizë malli psherëtime.

E dukej më virtuoze se flora e edenit

dërguar mërgatave virtuale sikur t’ishte shtrëng teshtime.

Ishte mosha kur për gjah ndaluar skutave të poetikës

barisja errëtirës i tunduar në vetmi.

Dhe vetëm për vete, si felin rishtar.

Pastaj koha kur çasti poetik nuk gjuhej për veten, po për të tjerët.

Ja sërish papritur, bisht-përpjetë e njësh me tokën, si qeni gjahtar.

Koha kur e thjeshta e të madhërishmes quhet thjeshtër

dhe e mjera e madhështisë çiban molepsur mbahet mjeshtër.

E pra sot kjo fletë shkrim dore

më ngjan si floknajë fëmije e posaqethur.

Dhe fill prej këtij çasti

fanepset koka e bardhë e një beduini shkretie.

Që pasi ka gjerbur me okë eurekën e burimit

diku behur papritur

shpërthen emfazë symbyllur e gojëhapur

në orgjinë e stërkalave përgjatë fytit të zhurritur.

Pastaj i dehur me çastin

zë endet ndënë hënë për shkarpa zjarri.

Dhe bistakë shkurresh për t’ja shitur gamileve gërmuqe të karvanit

që ndjen se po avitet… prej zhaurimës së rimës atypari

Korrik 2007

188

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!