01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Sigurisht mes shumë qyteteve, vizitova me mall edhe vendlindjen time,

Ishmin, ku me habi e me interes vura re se nuk kish ndryshuar një qime që

kur e lashë shtatëdhjetë vjet më parë. Them vizitova me interes po sa pashë

fëmijë, gjë që tregonte se jeta ziente. Pata rast të shihja një fukarallëk të

madh por edhe dëshirën për të ecur përpara dhe sidomos dëshirën e ethshme

për të rrojtur sa më mirë. Më ka lënë mbresa pritja që më bënë a thua se isha

kampion futbolli a një yll i këngës që shkonte me makinë përpara turmës

dhe ajo brohoriste emrin tim. Por më shumë me ka lënë mbresa kuvendimi

me pleqtë e katundit që u sollën me mua sikur të isha rritur mes tyre. E

ndjeja se isha një prej tyre. Në fletët e para të këtij libri e kam përshkruar

Ishmin si një zonë të rrallë e të magjishme. Këtë përshtypje pata edhe kur u

ktheva me barrën e viteve mbi supe. Sytë e plakut e vërtetojnë më së miri

atë pamje që mbaja mend që fëmijë. Nuk e gjeta më derën e madhe që të

shpinte në oborrin e shtëpisë sime, e cila ngrihej mbi kodrën më të lartë të

asaj zone. Pjesa tjetër kish mbetur po ajo. Aty ndodhesha dhe unë, si një

zotëri që ka njohur frikën, lumturinë, makthin dhe bindjet e veta. Dhe duke

sjellë në mendje një baladë të vjetër amerikane, kam mundur të ndjej brenda

vetës një të vërtetë të pakundërshtueshme : ky dhé është imi, ky kaltërosh

është qielli ynë, kjo jetë është imja.

Vuajtja që nxit gjeninë!

Tash vjen koha kur xhiruesi ynë i vyer, i ish Televizionit të Prishtinës,

Lulëzim Shasivari, me syrin magjik të kamerës së tij, merr sa me shumë e sa

më mirë piktura mbi pëlhurat e dimensioneve, teknikave dhe fazave e

«epokave» të ndryshme, të mjeshtrit Kodra. Punime këto që paraqesin

rrugën e piktorit tonë nëpër dallgët e rrymave, kubizmin, apstrakizmin,

futurizmin e të tjera.

Pavarësisht se në regjistrin tonë kemi arritur të shënojmë titujt e madje 23

veprave të tij, pa kronologji datash kur ato janë krijuar dhe kanë zbritur nga

kavaleta e maestros, duhet shpresuar se kamera e xhirimit bën punën e vet

fisnike duke shpalosur, nëse jo tërë «atllasin tematik» të piktorit tonë,

atëherë, së pakut një pjesë të mirë të tij. Sigurisht se edhe mbi pëlhurat e

këtyre pikturave gjenden veprat që shënojnë ashtu të quajturën «periudhë e

artë» të Kodrës por edhe bredhjet e tij, pas vijave e shprehjeve të reja,

gjithnjë duke i mbetur besnik dorëshkrimit të tij autentik dhe origjinal. I

gjithë ky thesar që rrjedh para vështrimit të teleshikuesit eventual të këtij

dokumentari modest, të realizuar brenda vetëm dy ditësh me vapë sahariane,

siç bënte në muajin korrik të vitit 1998 në Milano, është fryt i punës

shumëvjeçare dhe titanike të Ibrahim Kodrës. Është fryt i flijimit, i vetmisë

robinsoniade dhe e i «vuajtjes që nxitë gjeninë». «Ngjyrën time

përfaqësuese e quajtën të kaltërtën. E kaltërta në të gjitha variacionet është

deti magjik i vendlindjes» - thotë, ndër të tjera, ky krijues i madh shqiptar

448

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!