01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

popujt e ndajnë mesveti ashtu siç disa troje ndajnë ujrat e të njëjtit det, ose

oqean.

Për fat të keq, me një kryeneçësi që e hidhëronte së tepërmi Monsinjorin,

mendësia ballkanike ende përbalt emrat e vet të ndritur, rropatet t’ua marrë

shpirtin me mosbesim, me heshtje smirëzeza dhe shpifje njerëzve të shquar

që i ka ende gjallë dhe të cilët mezi pret t’i shohë të vdekur, që t’i qajë me

shtatë, ose me nëntë palë lotë, dhe turret të rrëmbejë emra e vepra që i

përkasin vetëm pjesërisht, ose vetëm kur ia do puna. Ndoshta kjo është një

nga trajtat më të varfëra të pendesës së vonuar, të cilën kjo mendësi ende

ngurron ta zëvendësojë me pranimin në kohën e duhur të vlerave të

padiskutueshme. Prandaj edhe synimi i këtij shkrimi nuk është përfshirja e

Monsinjorit në Panteonin e emrave të ndritur të shqiptarisë, por vënia në

vend e një padrejtësie që, siç ndodh fort rrallë, nuk varet e tëra nga ligësia

apo pafuqitë njerëzore. Jeta dhe vepra e Monsinjorit duhet të njihen edhe në

shqip, qoftë edhe për hir të një pike të vetme gjaku shqiptar. Sepse

shqiptaria është shumë më jetëgjatë dhe më rrënjëthellë se sa shqiptarët që e

përfaqësojnë në një periudhë të caktuar, dhe dukshëm po vjen koha kur

shpirti i secilit prej nesh, qoftë në trajtë librash, thëniesh apo gjestesh ende

të panjohur, do të kthehet të rilindë nga ajo pikë gjaku që vulos fatin tonë të

përhershëm, pa qenë medoemos e kaltër, ndoshta ngaqë është më fort gjak

Zoti, se sa gjak njeriu.

Evropa dhe mërgimi i Pushtetit drejt Letrës

Përshkrimi i një jete të pasur dhe plot kthesa e ndan historinë klasike nga

letërsia. Ndarja bën të mundur që letërsia të fitojë vërtetësi historike të

patundshme, kurse historia të mbushet me mjete e aroma artistike që e bëjnë

të diskutueshme, madje njëfarësoj fëminore. Sepse ka jetë që s’mund të

përshkruhen veçse duke përdorur sadopak frymën me të cilën janë jetuar – e

për këtë nevojitet një empati që mund ta zgjojë vetëm dashuria e kulluar

ndaj të parëve. Janë ato jetë që ndonjëri prej nesh do të kish dashur t’i

jetonte, duke ruajtur prej tyre dritën, lartimet shpirtërore, arritjet dhe famën,

por duke përjetuar me qënien e tjetërkujt dhembjet. Mbase ajo mpirje e

moçme njerëzore, e ushqyer nga paragjykimi se të gjithë mërgimtarët që

bëjnë emër jashtë atdheut janë njëfarësoj “bukëshkalë” dhe nuk e kanë hak

sa duhet vëmendjen dhe nderimin tonë, e mbajnë të ngujuar në rrethinat e

përtymura të kujtesës edhe familjen Gjika, e cila u fali Trevave Rumune

plot 11 princër, kryeministra, gjeneralë, akademikë, ministra, diplomatë dhe

një humaniste të nivelit evropian, Elena Gjikën (e njohur me pseudonimin

Dora d’Istria).

Kur Aleksandrina Moret-Blaremberg, pasardhëse e Henrikut të IV, ishte

shtatzanë dhe priste të sillte në jetë Monsinjorin, në varret e familjes Gjika

pushonin mbi tre shekuj histori e njohur nga brenda, jo vetëm rumune e

272

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!