01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ini ai, pos që shquhej si flakës i gjyles dhe çekiçit, ishte i dalluar edhe në

sportin e notit. Ai vazhdoi, deri në ditët e pleqërisë së thellë, vallen me këtë

dashuri! Dashuria ndaj vendlindjes, është e papërgjumur kurrë. Dashuri që

nuk soset (shpenzohet) kurrë. Dihet, si për të gjithë e, veçmas për ata që

digjen e piqen në shkretëtirën e mërgimit, edhe për piktorin tonë të shquar,

dashuria ndaj vendlindjes ishte dhe mbeti dashuri që nuk shteret kurrë.

Dashuria ndaj fshatit Ishëm, ku është lindë, para disa deceniesh. Dashuria

ndaj Durrësit. Ndaj Tiranës… Dashuria ndaj Shqipërisë. Kur për asnjë çikë

mbrapa nuk ngel dashuria ndaj Prishtinës, Prizrenit, Deçanit, Lubotenit

plisëbardhë… Dashuria ndaj Kosovës, përgjithësisht. Ashtu siç është e

madhe dashuria e tij ndaj trojeve shqiptare të arbëreshëve në Itali. Kur poaq

e madhe është dashuria dhe malli i tij për Çamërinë dhe për trojet shqiptare

në Serbi, në Mal të Zi e në Maqedoni. Megjithatë, maestro Kodra, nga ai

mozaik trojesh shqiptare, megjithatë, pas aq shumë vjetësh në mërgim, të

parën vizitoi Kosovën. Ndodhi kjo në verën e vitit 1968. Me atë rast, pos që,

para artdashësve të Prishtinës, dhe përgjithësisht para publikut të gjerë të

Kosovës, u paraqit me ekspozitë vetëm, kishte takime dhe kontakte, të

ngrohta e vëllazërore, më piktorë, në rënd të parë, por edhe me shkrimtarë,

me poetë, me gazetarë… dhe më njerëz të rëndomtë. Qytetarë të thjeshtë që

gjakonin e dëshironin ta takojnë, të shohin, shijonë e përjetojnë artin e tij, të

shfaqur në ekspozitë…Në këtë pyetje-konstatim, përgjigjen më të mirë të

Kodrës e gjejmë, në librin e tij, me titull «Kujtime» të cilin, sikurse dihet, e

nxori në dritë Shtëpia botuese «Onufri» e Tiranës. Ja fragmenti me titull :

«Në Kosovë, mes Shqiptarëve» që e riprodhojmë, në tërësi ngase imponohet

me origjinalitetin dhe spontanitetin e tij rrëfyes.

Në Kosovë, mes Shqiptarëve

«Më 1968 çela një ekspozitë në Prishtinë, në Kosovë. Për mua ish një

ngjarje e paharruar – ish kthimi në Atdhe, po shprehem në mënyrë letrare –

sepse gjer më atëherë nuk kisha pasur lidhje kulturore me shqiptarët e

Ballkanit në përgjithësi, dhe në veçanti me ata që jetonin në (tash, ish)

Jugosllavi. Kurrë nuk pandehja se mes shqiptarëve të Kosovës – Metohija,

siç e quanin asokohe, ish ngritur një industri kulturore e përbërë nga gazetat,

revistat, teatrot, shtëpitë botonjese. Mu dha rasti të piqem e të vlerësojë disa

vjershëtorë, shkrimtarë, artistë dhe muzikantë. Gjithçka zuri fill me një

shkrimtar që zbriste nga Zagreb, një farë Joja Ricov, që dëshironte t’i jepja

një intervistë për të përjavshmen Telegraf e cila u kasnis më pas e

shoqëruar me disa nga punimet e mia. Artikulli u këndua me interes nga

Aleksandër Stipçeviq, i cili duhej të kish lidhje të vjetra gjaku me shqiptarët

posa pat shkruar dy vëllime mbi artin e Ilirëve - që janë stërgjyshërit e

shqiptarëve. Ai njoftoi disa profesorë të Universitetit të Kosovës, që

pikërisht në ato vite po hidhte hapat e para. Kështu në studion time ia behu

443

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!