01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ata hanë verë të kuqe, të gurëzuar nga dimrat e tmerrshëm, dhe e presin

verën në trajtë kubash, me thika, martohen, vdesin, vuajnë, luten, zbaviten.

Ata qajnë kur lindet dikush dhe kremtojnë sa herë ndonjëri syresh

(ri)mërgon në Të Padukshme. Hedhin djelmosha të pafajshëm në gropa plot

me shigjeta, që, përmes shqyerjes së tyre të marrin përgjigje nga Perëndia

dhe, në rast se përgjigjja vonon, do të thotë se i flijuari nuk ka qënë i pastër

sa duhet, ndaj përgatisin një tjetër…

Falja e ëndërruar nga Ovidi nuk po vjen. I qarkuar tani nga ngricat e Pontit 16

dhe nga dëborat e Haemusit 17 , për muaj të tërë asnjë lajm nga Roma nuk do

të mundë të më vijë, vëren ai. Madje edhe falja, nëqoftëse perandori do të

ma jepte, do të duhej të priste shkrirjen e akujve. E di se askush në Romë

nuk e vret më mendjen për mua dhe as për mundësinë e një faljeje 18 . Në

fakt, Ovidi s’ka si ta marrë me mend se, pikërisht përmes mosfaljes së tij

nga Augusti, filloi të fitojë faljen nga Jezusi. Ai përjeton njëfarë trefishimi

të shikimit, për të mos thënë ngritje të shikimit në fuqi kubike; i jepet

dhuntia e kapjes së thelbit të qënieve dhe të sendeve dhe, në rastin më të

keq, kjo përbën një shenjë rinie apo rinimi, një mposhtje, qoftë edhe të

dhunshme e të trishtë, e vesit të rehatisë, që i thellon rrënjët tek njeriu

njëherazi me kalimin e viteve. Ndoshta tingëllon kërshëritëse, dëshmon

dikur Ovidi, por nuk kam frikë prej getëve. Kam dëgjuar se janë tejet

besimtarë dhe i falen një hyu të vetëm, emri i të cilit në këtë çast nuk më

kujtohet. Si mundet një hy i vetëm ta mbushë krejt qiellin? Po qe se qielli

është i zbrazët, sikurse besojmë, ky hy duhet të jetë tepër i vogël dhe fillikat

në mes të një heshtjeje dhe të një vetmie bezdisëse. Ky hy i vetëm, në të

vërtetë duhet të ngjajë me mua, të paktën nga ky këndvështrim 19 .

Ndër shqetësimet lidhur me mbushjen e qiellit, larg lavdisë së përditshme, i

shqitur nga shfrenimet trupore dhe nga qetësia lëndore, Ovidi zbulon se

s’është edhe aq keq të jesh anonim. Fillimisht ndërgjegjëson lumturinë që

nuk shkruan më ashtu siç qe mësuar, ose detyruar. Nga proza ime, thotë,

janë zhdukur hyjnitë, janë zhdukur heronjtë dhe metaforat mitologjike. Jam

i lirë, në fshehtësi, të shkruaj siç mendoj dhe si jetoj. Thjesht 20 . Më pas

kupton se Malana, gjella e mërgimit, i pëlqen. U mësua me ushqimin

njëlloj si edhe me gjuhën e atyre viseve. Latinishtja ime e ka humbur

pastërtinë, ngaqë e flas vetëm me Honoriusin e me Dokian, ligjërata e së

cilës është një përzierje e latinishtes me getishten, të cilën e kuptoj fare

mirë, pra getishten e njoh po aq mirë sa edhe latinishten. Jam madje i

16 Vend në verilindje të Azisë së Vogël, ndanë Pontit Euxin. Këtu bëhet fjalë

pikërisht për këtë të fundit, pra për Detin e Zi (greqisht).

17 Emërtimi latin i Ballkanit.

18 Po aty, f. 29.

19 Po aty, f. 2-3.

20 Po aty, f. 6.

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!