01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ajo që duhet thënë, duhet thënë mirë.

Mëso të lexosh shpejt dhe ngadalë: janë dy mënyra për të lexuar dy herë ato

që lexon; e nëse ia del mbanë, do t’i dish dy herë më mirë ato që di.

Uni përfaqëson brenda nesh vëmendjen e epërme të njeriut dhe të Zotit.

Pakënaqësitë përballohen mbase më vështirë se sa vuajtjet, ngaqë njëherazi

me pakënaqësitë, diçka nga mungesa e dinjitetit të tyre derdhet mbi ne.

Gjer edhe kur Zoti të duket larg, - e mund të jetë vërtet larg, - mos harro se

shpirti yt ka si të mbërrijë tek Ai. E gjen dhe E njeh.

Të ndëshkosh një keqbërës domethënë të bëhesh bamirësi i tij më i mençur.

Në sytë e Zotit ai që gënjehet në të vërtetë është vetë gënjeshtari.

Të duash Zotin është, nga të gjitha pikëpamjet, mënyra më e mirë për të

kaluar kohën.

Disa gjëra thuhen dhe thuhen mirë me qëllim që njerëzit të mund t’i

rrëmbejnë gjithmonë, kurse disa gjëra të tjera thuhen mirë me qëllim që

njerëzit të mos flasin më kurrë për to.

Ruaju nga vetja dhe kësisoj do të vuash më pak nga të tjerët, por edhe të

tjerët do t’i bësh të vuajnë më pak…

Nëse dëshiron të krijosh një mendim për njerëzit, sill ndërmend gjërat që ata

i harrojnë më shpesh e më lehtë. Kjo recetë mbetet e vlefshme edhe ndaj

teje.

Qielli është një mundim.

Nëse je në kërkim të një miku, zgjidh Zotin. Është miku më i sigurtë dhe më

i afërt për ty. S’ka asnjë të metë. E për më tepër: të njeh më mirë se ç’njeh ti

vetveten.

Përgatit nga pak pavdekësi në të gjitha, për të gjitha, përmes të gjithave tek

të gjithë, bashkë me gjithë të tjerët.

Filozofia nënkupton Mençuri, kurse Mençuria – Harmoni Hyjnore.

147

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!